• |
ide | kryesore

Të vërtetën e Messi tek Inter e thotë Bartomeu: “Nuk kam asnjë dyshim”

-Instant, Sport



Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka qartësuar disa pikë thelbësore të merkatos së verës katalanase. Duke filluar nga Messi: “E ka thënë shumë herë që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu e nuk kam asnjë dyshim se do të rinovojë kontratën. Kam një raport të mirë me të ashtu si me të gjithë lojtarët që kanë mbajtur shiritin e kapitenit. Lautaro? Kemi folur me Inter por për momentin tratativa është e bllokuar”.

Tema tjetër e nxehtë i takon rikthimit të mundshëm të Neymar. Përgjigja e Bartomeu, ftoh disi entuziazmin e tifozëve blaugrana: “Po vlerësojmë ende strategjitë e merkatos por lojtarët, nëse nuk arrijmë tek shkëmbimet teknike, është shumë e vështirë të mund të firmosin për ne”.

Për sa i përket blerjeve në këtë dritare merkato, Bartomeu shpjegon: “Kemi që tani 7 lojtarë të rinj: i riu Pedri, që ka një talent të pabesueshëm, Trincao, Matheus Fernandes e Pjanic. Pastaj janë ata që nga Barça B do të ngjiten në mënyrë të përhershme në skuadrën e parë si Araujo, Riqui Puig e Ansu Fati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *