• |
ide | kryesore

Video/ Mbyllet Premier me rekorde e zhgënjime: Leicester e humbi Champions në shtëpi

-Instant, F1, Sport, Video



Janë Manchester United e Chelsea skuadrat angleze që kualifikohen në Champions pas javës së fundit të Premier League. Red Devils fitojnë përplasjen direkte në shtëpinë e Leicester: 2-0, me golat e Bruno Fernandes e Lingard dhe vendi i tretë pas Liverpool kampion e kushërinjve të City. Të katërtët Blues pas 2-0 së arritur ndaj Wolverhampton, që del jashtë Europa League. Aty prezantohet Tottenham, pas 1-1 në fushën e Crystal Palace. Rekord pikësh (99) për Liverpool pas 3-1 në Newcastle, rrëzohet Watford e Bournemouth.

E gjithë vëmendja ishte në përplasjen direkte të Leicester, që me një finale sezoni të tmerrshme, me 9 pikë në 9 ndeshje (ndër më të këqijat e gjithë kampionatit), edhe pse për shumë kohë i dyti, e mbylli sezonin jashtë Champions. Kualifikimi në Europa League nuk mjafton për të fshirë zhgënjimin për atë që u ndërtua në vjeshtë e dimër e që u zhbë në verë. Tensioni ishte i gjithi nga ana e Foxes, që kishin në dispozicion vetëm një rezultat në tre, shumë e vështirë kur përballë është Manchester United.

Sezoni i të dy skuadrave ndryshoi kur Greenwood i mori topin Choudhury e shërbeu për Martial, mbi të cilin ndërhyri Morgan e Evans, duke shkaktuar penalltinë që Bruno Fernandes trasformoi në të 71′. Barnes, Gray e mbi të gjitha Morgan shpenzuan raste të shumta për barazimin, para se Evans të kompletonte pasditen e tij të tmerrshme me kartonin e kuq në fund të takimit. Goli i Lingard në të 98′ dyfishoi shifrat për Manchester United, për një finale edhe më të hidhur për Leicester.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Arsenal 3 – 2 Watford
Burnley 1 – 2 Brighton & Hove Albion
Chelsea 2 – 0 Wolverhampton Wanderers
Crystal Palace 1 – 1 Tottenham Hotspur
Everton 1 – 3 AFC Bournemouth
Leicester City 0 – 2 Manchester United
Manchester City 5 – 0 Norwich City
Newcastle United 1 – 3 Liverpool
Southampton 3 – 1 Sheffield United
West Ham United 1 – 1 Aston Villa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *