• |
ide | kryesore

Premier League sapo përfundoi, cakton nisjen: kampionati në 12 shtator, tani… merkato

-Instant, Sport



Anglia, sapo ka arkivuar këtë Premier League të trazuar, ka fiksuar datat e sezonit të ardhshëm 2020/21. Kampionati anglez do të startojë në 12 shtator, edhe për ti lejuar skuadrave që mund të arrijnë në fazën finale të Champions e Europa League pushimin e nevojshëm në përfundim të sezonit aktual futbollistik.

Data të përafruara, që pjesës më të madhe të skuadrave i jep një kohë pushimi prej 1 muaj e gjysëm, pa llogaritur rikthimin në stërvitje për tu bërë gati për sezonin e ri, e atyre që luajnë në Champions e Europa League, ku anglezët prezantohen me katër skuadra (Manchester City, Chelsea, Manchester United e Wolverhampton), shumë më pak kohë (nëse shkojnë në finale rreth 18 ditë)

Për sa i përket merkatos së futbollit në ishull, lëvizjet e lojtarëve nisin pikërisht sot për tu mbyllur më pas në orën 23 të datës 5 tetor. Nga 5 tetori, për më tepër, është parashikuar një dritare merkato për shkëmbime mes klubeve të Premier League e atyre të EFL.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *