• |
ide | kryesore

Publikohen foto nga takimi i parë i Kim dhe Kanye

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West janë takuar së bashku për herë të parë që nga tubimi i fushatës në Karolinën e Jugut një javë më parë. Kim fluturoi drejt Cody të hënën duke u përpjekur të bind Kanye të trajtohet për bipolaritetin.Ata janë takuar bashkë dhe nga fotografitë e kapura nuk duken të lumtur, madje Kim u pa e përlotur, teksa bisedojnë në një automjet. Fillimisht ata u panë në një restorant dhe si duket kanë vijuar bisedat e tyre në makinë.

“Ajo është shumë e ndjeshme për gjithçka, dhe gjithashtu e rraskapitur,” tha një burim për revistën People të hënën. “Ndihet shumë e lënduar nga Kanye. Ajo është përpjekur të flasë me të shumë herë dhe ai thjesht e injoron atë. Është e gjitha një situatë e keqe ‘.

Burimi më tej shtoi: ‘Ajo vendosi të fluturonte drejt Cody për të biseduar personalisht me të. Ajo nuk dëshiron të injorohet më. ‘

Javën e kaluar, Kim reagoi për herë të parë në Instagram pas deklaratave të Kanye, duke pranuar se ajo ishte e pafuqishme ndaj problemeve të tij psikologjike, duke e quajtur burrin e saj brilant, të shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar.

Ylli i KUWTK tha se ‘fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’ teksa Kanye pretendoi se ai ishte ‘duke u përpjekur të shkurorëzohej’ nga Kim pasi ajo u takua me reperin e tij Meek Mill në një hotel. Ai po ashtu ka folur për abortin që kanë menduar për North dhe një sërë çështjesh delikate.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar.Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”- ka shkruar Kanye, i cili gjithashtu ka fshirë deklaratat e publikuara më herët në llogarinë e tij në Twitter.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *