• |
ide | kryesore

Fejohet mbesa e princeshë Diana

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Amelia Spencer, mbesa e Princeshës Diana, është fejuar me të dashurin e saj prej njëmbëdhjetë vitesh, Greg Mallett.

Mallett, një agjent i pasurive të patundshme,i propozoi Lady-it të mërkurën e kaluar dhe ndau lajmet në Instagram të hënën. “Kjo ishte dita më e lumtur e jetës sime. 22 korrik 2020, e pyeta dashurinë e jetës sime të kaloj pjesën tjetër të jetës me me të dhe ajo tha “PO”, ishte përshkrimi i Mallett. “Nuk mund të isha më i lumtur dhe të dua me gjithë zemër Amelia”.Spencer po ashtu ka lënë një koment përkrah postimit.“Nuk mund të doja më shumë. Dita më e lumtur e jetës time”, shtoi ajo.Earl Charles Spencer, babai i Amelias dhe vëllai i Dianës po ashtu ka ndarë një dedikim emocional për të bijën.“Shumë i lumtur për vajzën time, Amelia, që u fejua me të dashurin e saj Greg – është emocionuese të dëgjoj që të dy do të kalojnë pjesën tjetër të jetës”, shkroi Earl, . “Duke dërguar dashuri të madhe për të dy, dhe i uroj të dyve jetë të lumtur së bashku.  Greg para se t’i propozonte mori bekimin tim”, vazhdoi mes tjerash babai i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *