• |
ide | kryesore

“Zoti Luli” ose sindroma e çunit të mirë

-Instant, 1, Ide, Lajme



Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë që do t’u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht deputetësh karagjozë i bënë marrëveshjes politike të 5 qershorit, përparimit të vendit drejt BE-së dhe rregullave të përbashkëta për garën elektorale, mund të justifikohet vetëm me frikën naive se mos i prish qejfin ambasadorëve, që e kanë këshilluar të vazhdojë të dialogojë edhe pasi Kryeministri ka përmbysur tryezën.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese, si reagon opozita

Ajo mund të përligjet vetëm me kompleksin fëminor për të mos u sharë nga Yuri Kim, e cila bëri dje një nga deklaratat më qesharake që ndonjë diplomat i huaj ka lëshuar në këtë vend: “… fillimisht ndryshoni kushtetutën, pastaj bisedoni’.

Po të dëgjoje Lulzim Bashën, pas ndryshimit brutal të kushtetutës, ai foli për dhunim, për prishje të njëanshme të marrëveshjes, për Ramën që po i del boja para të huajve, por ai u shmang të thoshte thelbin: ç’do të bëje opozita pas këtij atentati të radhës?

Një lider nuk vlerësohet nga logoreja e fjalëve që rendit, as nga sa bukur di të qajë apo të ankohet, ai është i tillë nga pesha e akteve që ndërmerr.

Lulzim Basha pas kësaj prerje në besë, pas shkeljes së nenit të marrëveshjes që sanksionon se s’duhet të ketë ndryshime unilaterale, pas përdhosjes së faktit se 5 qershori i njeh dhe i pranon koalicionet, pas prishjes së precedentit 30 vjeçar, për të mos i shkruar vetëm njëra palë regullat e lojës, duhet të ishte më i qartë.

Ai duhej të deklaronte pa ngurim se nuk ulet më në atë tryezë të reformës zgjedhore, ku e trajtuan si lolo bashkë me ambasadorët që kishte me vete.

Ai duhet të shpallte se nuk e njeh më marrëveshjen e 5 qershorit si një produkt konsensual.

Ai duhet të thoshte se një nga 15 kushtet e BE për fillimin e negociatave tashmë ka rënë dhe të bënte thirrje publike që hapja e tyre të ngrinte deri sa Edi Rama të qe në kryeministri.

Kjo e fundit duket shumë e fortë, por ndoshta me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër. Sepse po të sakrifikojmë demokracinë për negociatat, nuk do të kemi as të parën as të dytën dhe aq më pak zgjedhje normale.

KE reagon për ndryshimet kushtetuese: Për të ardhur keq që nuk pati kompromis

Por Basha, nuk bëri asgjë nga këto. Ai e la të hapur se mund t’i bindet apelit të ndërkombëtarëve për të vijuar dialogun, nuk e mbylli përfundimisht vijimin e tryezës dhe u kompleksua se mos i mbetet mbi shpinë imazhi i atij që po pengon integrimin.

Ashtu si para 30 qershorit të vitit të shkuar, ashtu si në 14 janar të këtij viti edhe tani, ai po përpiqet të bëjë figurë të mirë tek ambasadorët, duke tradhëtuar vokacionin e masës së madhe opozitare.

Dhe me këtë vijë sjellje, ne do të vazhdojmë të kemi me Bashën një çun të mirë, por gjithashtu dhe një bandit që atij i grabit gjithmonë gjithçka. Ndërsa diplomatët do të jenë të kënaqur me të urtin dhe xhentilin “zoti Luli”, por zgjedhjet në fund do t’i vjedhë prapë Rama.

©Lapsi.al



46 Comments

  1. Pse ndodhi e gjitha kjo:

    A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandatve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë cdo gjë në parlament.

    B- Gjitjashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës.

    C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit

    D- nderkombetaret po ndeshkojne gabimin dhe arrogancen e Berishes dhe Bashes me djegien e mandatve

    E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025

    Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025.

  2. Ky Bushati flet sikur gjerat sapo kane ndodhur. Jo me larg se nje vit me pare e nxiti fort opoziten te bente gafen qe askush nga demokracite perendimore nuk e ka hedhur kurre ne veprim. Djegjen e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve. Dhe praktikisht ketu Bushati pati deshtim te rende. Kur jane konsumuar gjithe keto mekanizma une them se zgjidhja me e mire dhe e pa provuar akoma eshte dalja si kacaket maleve e opozites dhe aty te luftoje per te drejtat e saj.

  3. Nuk eshte sindroma e cunit te mire por e atij qe nuk ka rruge tjeter. Haje corben ose hidhu nga dritarja thote Italiani. Luli eshte aq i konsumuar me kercenime dhe akte qe nuk shkojne deri ne fund sa i vetmi shpetim demagogjik dhe politik qe ka eshte mjegullimi i gjuhes dhe qellimit. Edhe jemi ne tryeze edhe s’jemi. Edhe nuk i njohim ndryshimet, edhe futemi ne zgjedhje. Per me teper, problemi kryesor qe i lidh kembet dhe duart ne kete rast eshte se ia beri vetes duke braktisur parlamentin. Vetem ne boten e endrrave mund te ekzistonte nje Rame qe nuk do e shfrytezonte kete situate ku mund te beje c’te doje dhe nderkombetaret do e pranojne sepse perndryshe duhet te bejne te pamendueshmen dhe ta quajne parlamentin te delegjitimuar duke mos njohur asnje akt te tij. Kjo eshte e pamundur te ndodhe sepse do nxiste pikerisht ate qe ato i druhen, vendosjen e precedentit te braktisjes se parlamentit kudo, keshtu qe Luli do vuaje deri ne fund. Rama sigurisht i lejoi vetes edhe kete radhe ta genjeje dhe te talli bythen me Lulin qe doli prej sistemit nga dera dhe tentoi te rifutet nga dritarja. Rama e la te ngjitet deri tek parvazi dhe pastaj i preu litarin. E kush mund te priste me pak nga nje i tille? Qe te jem fare i sinqerte nuk besoj qe Rama eshte i vetmi qe do e shfrytezonte nje situate te tille.

      1. Ne radhe te pare , zgjohu nga letargjia .
        Ne radhe te dyte dhe me kryesore REVOLUTION , ne kete menyre respekton edhe deshiren e skicofrenit qe e kishte vare ne qafe .
        Ne radhe te trete premto dhe mabaje fjalen para popullit , qe te gjithe keta horra e krye horra qe kane abuzuar dhe sterabuzuar me pushtetin dhe me dinjitetin e ketij populli , vendi i vetem eshte burgu (gjithmone nese shpetojne gjalle nga revolucioni0 .

        1. Avni Rustemi zgjodhi rrugen më të shkurter se rrevolucioni,duke vrare Esat Toptanin para 100 vjetesh,ne te njejten situate qe ndodhet Shqiperia sot.
          Bëje edhe ti!
          Gati çdo ditë ka vrasje ne Shqiperi per gardhin,per ca kallinj miser,per nje celular,per nje bateri….por per banditin qe i vjedh miliarda ne krye te Qeverise,se ka shkrepur kush!
          Solidarizimi vakët i popullit me mbrojtesit e Teatrit,lënia tyre ne baltë,tregoi qarte se
          në cilin nivel eshte qytetrimi shqiptar.Edhe ne nje vend afrikan do kishte rreagim më
          dinjitoz.

          1. Avni Rustemi ishte vrasës me pagesë, por që komunistët e bënë hero.

            Esat Pasha ishte politikan me influencë dhe më trim se skuthat si Ismail Qwmali me kompani, por që përsëri komunistët r bënë tradhëtar, kur faktet flasin të kundërtën.

            Lexo Ilir Ikonomin për Esat Pashën.

    1. Jam absolutisht i sigurte qe keta qe ankohen se Basha eshte i bute apo i shitur, nuk jane gje tjeter vecse komentues militante qe bejne diversion per te zbehur rolin e armikut politik. I tradhton vetem zelli i tepert dhe fakti qe dalin, me urdher nga lart, si kepurdhat pas shiut. Per ata komentues qe gjykojne me trute e tyre, them te lexojne debatin e madh qe behet ne Europe per demet qe “stabilokracia” po i shkakton demokracise ne vendet si yni demokraci te brishte. Kushdo qofte ne pushtet, edhe nje bastard pervers si kjo pjella mavi qe ka ky vend, gezon mbeshtetje ne emer te stabilitetit. Edhe nje fjale per ata qe ngazellejne per “suksesin” e ripjelljes: ta gezoni sic gezuan te paret tuaj fitorjet e PPSH. Personalisht preferoj 1000 here te butin dhe xhentelmenin Basha sesa kryehajdutin dhe horrin Rama

      1. AI, Basha me shume se i mefshet apo “i butë”, ai është nje tradhtar dhe shkatërrimtar i opozitës. Dhe une jam ai që kam votuar dikur për Berishën dhe u gezova kur Basha u be atëherë kryetar bashkie i Tiranës, por u zhgënjeva më vonë. Prandaj mos i fut të pakënaqurit e PD ne “militant dhe me urdhër nga lart”.

      2. Une jam komentues i pavarur, nuk jam as militant, e megjithate mendoj se Basha eshte bythepambuk. Ne kete lloj politike duhet te jesh luftarak e agresiv qe te merresh seriozisht. Perndryshe….

  4. Bushat a ke hanger ndo pak peshk sot?
    Mos e rruaj fare,asgje e re nuk do ndodhi,Ha peshk te zgares me mire.

  5. Bushati kur ulet me shkrujte, i duket tastatura si kallashnikov dhe bohet cub i modh mbas monitorit.

    Bushati tha qe opozita duhet te lere mandatet.
    Bushati tha qe populli duhet te dali ne rruge.
    Bushati thoshte qe qeverija do bjeri
    Bushati thoshte qe nuk do kete zgjedhje

    Bushati hapet bythesh studiove mbas kompjuterit dhe kaq. Asigjo me shume. Nji rrot kuari qe ka mbaru per italisht dhe qe ska pasur nje funksion publik apo politik deri me tani. ZERO, si shumica e atyre qe hapen bythesh studiove.

  6. YMER GELBAZA JU PUBLIKOJ EDI RAMES DOSJEN E KRISTAQ RAMES-INCESTI NE FAMILJE ,ILIR META SE SI I VARI POETIN HAVZI NELA,TANI VETEM EDHE NJE VIDEO DO TE DAL EDI DUKE THITHUR COCAIN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA ,KOL SALLAKU ,SKENDER KURVA MINXHOZI DHE TE GJITHE ZAGARET E TREDHUR DHE BYTHLEPIRES TE EDI RAMES, VETEM NJE GJE MUND TE BENI TJA BENI TESTIN ME LLAP NE BYTH ANDI BUSHATIT MOS ESHTE ME DIAHORREA

  7. CARLO BOLINO €1 TOKA NGA EDI RAMA PRANDAJ LEH SI ZAGAR I TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA thotë:

    TE GJITHE KETA QE OFENDOJN ANDI BUSHATIN DHE STAFIN E LAPSI .al JANE YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLINO BOLJA,

  8. Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese.

    Ai i ka cilësuar zhvillimet e sotme si një hap të shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt BE.

    “Ky është një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës.Po ju mor bythqira shpellkare ken uluritur ketu prej dy vjetesh qe basha beri mire qe dorzoj mandatet ja corri masken rames bla bla bla bla sot jeni duke lepire ate qe peshtyte prej dy vjetesh lepijeni mire o cecenet e salihut dilni ne rruge tani dhe kerkoni Dum Baben Salih

  9. YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA DO TE PERDHUNOJN ME DESHIR KOL SALLAKUN KETE FUNDJAVE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES NE ATE KOHE DOKTORI NUK PERDORI KURR LETER HIGJENIKE,PASTAJ E SHQELMUAN NE BOLE CA CUNA PROBLEMATIK TE PAGUAR NGA EDI RAMA ,PASTAJ IKU DHE FILLOJ TE LEPI NE BYTH EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN,TANI MASTURBON NE LOP-TOP ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK DHE FLET ME KOL SALLAKUN NE SKYPE

  10. Suksesi politik i Rames eshte i pa diskutueshem. Sdo as mend as kalem, ka fituar cdo beteje politike haptazi e fshehur me kedo natyrisht kete jo se eshte ndonje gjeni i politikes por se gezon pushtet, gezon perkrahje te patroneve te huaj, dhe ka perballe disa njerez qe jane nje perzjerje manjakesh, paaftesie, korrupsjoni, dhe sherbetor te te huajve. Dhe humbja e betejes se fundit si shume beteja te tjera me pare seshte ndonje cudi.
    Nuk besoj tek naiviteti i Bashes por me shume tek nje motiv interesash qe e bejne Bashen te jete teper i kenaqur, komod, ne opozite, sic duket qe eshte. Disa gjera jane te qarta, Basha ne gjithe kete kohe ka zvogeluar rrethin e “armiqeve” ne parti ata qe mund ti kishin mare poziten, ka arritur te zbeh tejdukshem influencen e LSIse dhe i ka shperbere elektoratin duke e rreshtuar LSIne pas vetes jo shume ndryshe nga ato partite zvaranike te vogla, per kete ka paguar me nje opozitarizem qesharak pa vlere kunder Rames qe me dashje ka dhene pamjen sikur po vepron por gjithnje aty ku ka patur mundesi te tregoje dhembet eshte shmangur, duke e lene Ramen te beje cte doje qe ka dashur te beje. Ka luajtur shah me LSIne dhe dam me Ramen.

  11. ZOTI ANDI ,KUR TE JENI NE NJE STUDIO ME CARLO BOLINO ,YMER GELBAZEN,BATON HAXHIU DHE KRESHNIK SPAHIUN ,PESHTYJ NE SURRAT NE EMER TE GJITHE KOMBIT SHQIPTAR thotë:

    ANDI JU LUTEM ESHTE E VERTET SE KUR E SHQELMUAN YMER GELBAZEN ,JUVE E SHURRAUT NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN NGA SURRATI

  12. Rama ne pushtet po tall bythen edhe me ambasadoren amerikane edhe me BE , sa here i duhen i ndjell dhe ju jep ndonje kothere pastaj i thot fuck you. Basha ne opozit i vjen turp te permendi fjalen ka…. jo mo ti thote atyre qe flasin gjuhe te huaj fack you. Meso nga lymi o basha i tha Kimit ik pirdhu dhe mori ate qe i dha rama . U shit ne 2001 u be pateric ne 2020 por duke shite pordh kete heren e dyte,dhe do marri ka…. kete heren e trete

  13. Për të gjithë antiLul:

    Fajin e ka Saliu, Luli dhe Bushati.

    Po ju mutër që e keni mbështetur edvinin që para 2013, dhe tani që ju ka qi robt a nuk keni ndonjë përgjegjësi?

  14. Se cmendet rama kur ia thane troc qe nuk hapen negociatat po i miratove ps dhe opozita e re hahahah opozita e re qe smush dot as votat e bindjes e patozit, sherbetore dhe paterica te rames, kesaj sle ca ti thush nje njeri qe ve ne loje te vetmin objektiv ku te gjithepartite jane dakord hyrja ne be , integrimi me europen,
    Kjo u morr vesh ska negociata edhe pse ishin hapur qe ne 2016 kur na pergezoi dhe i madherishmi Lu dhe Rama shperndau fletelavderimi per ambasadoret hahahah hajde tallje trapi mjes drek dark hajde po mire ata legemat pse i pranuan ?? Se jane kokrrat e legenave prandaj!

    Dhe ka tipa qe e kete shohin sukses,ngecjen ne vendnumero dhe regresin ne cdo fushete shoqerise ligjit dhe shtetit ca ti thush pervecse vemje te peshtira qe kenaqrn we rama ben leke dhe vete hane sufllaqen si legena.
    Nuk e ka njeri vemendjen ne shqiperi se kane hallet e veta , ameriak na la 4 vjet pa ambasador, eu ve vlahutin hera e pare dhe e fundit per vlahutin kjo ishte karriera e saj e ndritshme apo Lu etj dhe soreka si gjytyrym

    Europa foli qarte, Rama i tha sme plas trapi, se haracet i pagujn shqiptaret

    Ramen e mbajne ne pushtet socialistet e vet. Depuetet dhe partia te cilet nukndihen fare edhe kur ven ministra pa asnje kontribut per ps si gent caka apo kur katapulton lali erin nga g99 minister pune sociale
    Dmth ps e ka marre lumi dhe e vtmja shprese per normalitet eshte pd dhe basha dhe prape ia veshin fajin bashes se rama u tregu kokrra e bythqirit si zakonsht
    Tani e shpjegon dot njeri ca mund tebehetme ketete cmendur???
    Si mund te permbahet nje maskara i tille??
    Ose te marrin armet qe ta djegim ose me zgjedhjesa mundesi te kemi
    Por po vottuan 500 mije per ps nuk na e ka fajin basha por ata 500 mije legena qe duan njemaskara si rama. Dhe ketu skemi ca themi me kur gjysma e shoqerise do maskarilliqe korrupsion droge abuzim paligjshmeri dhe gjys diktature
    Po me siguri fajin e ka basha prape se duhet tu mbushi mendjen 500 mije socialisteve qe rama i ka fut duart jo vetem ne buxhet por dhe xhepat e tyre por ata sduan ta pranojne

    Tani ketyre nuk u mbushet mendja keto jane votime kritike sepse behet fjale per vendime kardinale si hyrja ne europe ligji shteti shendetesia arsimi ekonomia droga etj nuk behet fjale per preferenca se kush flet me batuta bejet fjale per shqiptaret dhe shqiperine per breza te tere

    Por sic duket kjo nuk i intereson mediave gazetareve dhe komentuesve sepse jane te huaj ne shqiperi dhe u rrehet mendja se mund te jene te privilegjuar
    Europa kur ti mbyll dyert i mbyll per te gjithe pa dallim, le ti hypin avionit sot vetem per turqi se ste pranon asnje vend i eu dhe shengen
    Behetfjale per ekzsitencen e secilit dhe te ardhmne tone,mos u merrni me batuta dhe veprime maskarenjsh objektivi eshte europa pasi klasa politike ka treguar mangesi ne ndertimin e shtetit te se drejtes dhe nje shoqerie te suksesshme,perkudrazi ka sabotuar vendkn dhe popullindrejt rruges se be
    Qarku i fierit ne 2010 2011, ishte nje nga kerkesat e rames sot flitet per ramen ne te njejtin funksion destruktiv pershqiperine ne be.

    Mos harroni te fala sandrit hap kutite ose largohu dhe fajin e ka saliu

  15. Zgjohuni o koqe se u mbeten femijet rrugeve te europes ,i shihni kalamajt live 1 here ose 2 here ne vit
    Keni ik nga syt kembet prej ketij legeni
    Jeni tu jetu si kukudha fillikat ne shtepi me kalamajt larg dhe prape fajin e ka basha ose pd , por jo rama

    Rrace e poshter ashtu e meritoni me mbet vetem si qen

  16. Epo pike e zeze. Te dalin dy tre persona qe akoma nuk i ka kapur covidi dhe te flasin per shpellkare, kur duan te mbrojne Ballen nga fshatrat e Librazhdit, Manjen nga fshatrat e Dibres, Sandrin nga fshatrat e Mirdites, Elisen nga fshatrat e Bregut, Veliajn nga Terpani qe nuk gjendet as me google maps, Murrizin nga kenetat e Myzeqese, Ramen qe nje kembe e ka nga Bregu, nje dore nga Durresi, doren tjeter nga Shkodra zemren nga llumi i Izraelit e sa te tjere te tille, te vjen te thuash qe termeti i 26 nentorit paska qrne vetem fillimi i ndeshkimit. Por t’i kthehemi gjerave serioze e te mos merremi me klloune te perjashtuar nga cirku amator i disa fshatrave te bashkuar ne kooperative te tipit te larte. Basha ka gabuar disa here dhe sidomos me 17 maj 2017 ka bere nje gabim fatal per demokracine. Rama qe eshte vetem nje mashtrues dinak, i pafyryre dhe person qe besen e ka armikun me te madh, po mundohet te dale parti e pare dmth te marre nja 60 mandate dhe pastaj te bleje nja 11 te tjere per te formuar qeverine dhe me pas, te vazhdoje e te vjedhe ate qe i ka mbetur ende pa vjedhur. Por me Ramen duhet luajtur e njejta loke qe luan ai me te tjeret. Ka nje mundesi qe Opozita te maksimizoje voten ta lere Ramen dhe rilindjen e tij me 50 mandate maksimumi. Le te shpresojme qe te pakten 47 mandate do i marre se perndryshe ndryshojne kushtetuten keta te tjeret dhe e nxjerrin rilindjen te jashteligjshme dhe do perfundojne te gjithe ne burg dhe po nuk iu sekuestrua pasuria, do mbahen prape me taksat tona. Menyra ekziston dhe pabesise se Rames duhet t’i pergjigjen me pabesi duke e zene mat vetem me dy levizje. Ne shah eshte e pamundur, por ne politike kjo eshte e mundur, sidomos ne nje politike qe nuk ka shume rregulla loje. Rama e di qe me koalicione nuk merr asgje, biles i marrin edhe Aneten, sepse edhe te tijte nuk besojne tek mandati i trete i nje personi qe ka vjedhur ne mandatin e pare, qe nuk ka qeverisur per asnje moment ne mandatin e dyte, por nuk ka lene asnje moment pa vjedhur gjate ketij mandati. Por e perserisim, ka nje menyre te cilen opozita duhet ta vere ne zbatim. Gjithashtu opozita duhet te beje edhe ca levizje populiste. Se pari te dergoje ne SPAK te gjitha koncesionet, PPP-te e Rames. Te beje padi per keqmenaxhim te situates pas termetit te 26 janarit, te beje padi penale per keqmenaxhim te situates se covidit dhe te paraqese para publikut ekipin qeverises se bashku me aleatet me qellim qe t’i bind njerezit. Ne kete menyre Rama do rrezohet pergjithmone dhe do perfundoje ne burg e do i sekuestrohet pasuria e vjedhur gjate 22 viteve qeverisje.

    1. E mirëgjykuar kjo rruga që ke përmendur se si mund të rrëzohet Rama, por ca si e gjatë.
      Po hyri puna në koridoret e drejtësisë së deformuar shqiptare, me SPAK e ASPAK, duhet të presin shqiptarët një dekadë sa të kullohen ujrat e turbullta në Shqipëri.
      Nuk jam edhe me zgjidhjet anakronike e barbare alla Avni Rustemi.
      Tashmë duket kjartë, se SPAK-u e ka marë avash -avash me ca gurë e tulla për të vënë drejtësinë e peshqit e mëdhej u haruan.
      Do Zoti e nëse krijohet GJYKATA KUSHTETUESE me parime të drejtësisë perëndimore, të gjitha shkeljet flagrante drastike të Kushtetutës nga Rama, do të rrëzohen poshtë prej kësaj Gjykate, e me këtë jo vetëm vendimet abtikushtetuese por edhe ky parlament del jashtë ligjit, pasi edhe ata medemek “opozitarë” që përzgjodhi Tualet Palla, nuk e përmbushin numurin 140 që duhet të ketë parlamenti për të krijuar shumicën e cilësuar.
      Se dyti :
      A thua nuk paska të drejta një Gjykatë ndërkombëtare si ajo e Strasburgut, që të hedhë poshtë eksperimentin e dështuar të medemek reformës në drejtësi, që në vend ti vinte vetullat , ja nxorri sytë fare drejtësisë shqiptare ?
      Janë depozituar me qindra denoncime nga opozita e nga grupe të tjera interesi apo shoqëria civile, përfshirë edhe lëvizjen për mbrojtjen e teatrit në SPAK-un e famshëm, për shkelje skandaloze ligjesh e të Kushtetutës nga kjo qeveri.
      Ndërkaq SPAK seç ka kërkuar arrestimin e 11 komisionerëve e ndërmjet tyre edhe dy të ndjerë që kanëndruar jetë para dy vitesh.
      Tragjikomedi !
      Po sikur Gjykatës së Strasburgut ti çohen mijra dosje akuzash me fakte e dokumente, përfshirë edhe ato të Dibrës e të zgjedhjeve të 2017, por edhe vlerësimet që ka bërë Komisioni i Venecies, a thua të ketë ndonjë Knut që ti dali në mbrojtje bëmave të Ramës ?
      Mos i merni në konsideratë këto spicat e Bushatit, për të zhvlerësuar Bashën me cilësimin “sindroma e njeriut të mirë, Z.Luli”
      Do ti uroja Shqipërisë që ti shtoheshin me mijra politikanë me “sindromën” e njeriut të mirë, e të zhdukej fara e njerëzve me sindromën e skizofrenëve., arrogantëve e harbutëve gojë ndyrë, e veçanërisht hipokritëve me dy fytyra.

  17. Do të doja që të përmendej këtu edhe mundësia e lidhjeve te fshehta okulte Rama-Basha, të dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë. Përveç ngjarjeve të së shkuarës që të vënë në mendime, që të dy kanë lidhje të provuara me Sorrosin dhe asnjëri nga këta nuk e ka hedhur poshtë faktin. Shpresoj t’a shoh në një artikull tjetër këtë gjë dhe Basha të dali me fytyrën e vërtete, atë të tradhtarit.

  18. O komentues e perkrahes te kruehajdutit Rama si doni ju Shqiperine ne europe apo jashte europe? Si doni ju te rikethehen vizat ? Se me Ramen nuk ka europe , se me Ramen do te rikthehen vizat , se me Ramen edhe tani nuk behet levizja e lire e qytetareve ne europe . Prandaje ta gezoni Ramen , tani i ka ngel vetem Turqia e ta mbani me shendet sepse Turqia vetem xhami ben ne Shqiperi kurse parat i inveton ne Serbi

  19. Ca thone eshte sorosi. Te tjere thone ambasadoret. Une them fajin e kane shqipfolesit, qe duan sulltan mbi krye.

  20. 12 vjet më parë, Ilir Meta godet Jozefina Topallin pasi qeveria Berisha dhe PD ndryshoi Kushtetutën dhe sistemin e koalicioneve brenda 24 orësh.

    Bota e rrumbullakët si portokall

    “Një herë ma hyp, herën tjetër ta hipa….”O mesuesi i shpellkareve e ceceneve shko mesoi keta shkrim e si te flasin jepi libra te lexojne qe te behen njerez sa per te tjerat ndigjo shba be ke pe kuptove o loqja e majte e salihut

  21. I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”, shkruan Weiler

  22. Çuni i Fahri Balliut ka një ëndërr: Që nesër fitojmë zgjedhjet. Rama do konflikt që të shpëtojë kokën, është i vdekur

  23. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

    Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD

  24. Të pyesim njëherë popullin ,jo rrugaçët,spiunët e Sigurimit,perversët inçestuozë të Rilindjes etj….popullin në zgjedhje të lira..
    Populli do votojë Ramën.
    Sepse duhet një rival i denjë ,të cilit Rama t’ja ketë frikën….vetëm atëhere vjen në pushtet PD…
    Po të ishte për mua ,Rama duhet të bëhet Kurban,meqë vetë e ka parashikuar…duhet mbyllur në Burg,izolim total përjetë ,derisa të shkojë në fund me vetvrasje…
    Gjithë politikanët dhe deputetët e sotëm ,me Saliun ,Metën dhe Monln në krye……në burg,dënim dhe konfiskim…
    Ata që do rezistojnë …shkojnë në Botën matanë…
    Ka Luli kokrra ti bëjë këto gjëra?
    Jo!
    Atëhere fiton serisht Edi Rama!

    1. E tmerrëshme se sa thellë është rrënjosur në mendësinë shqiptare, roli i personit, individit bajloz që do të bëjë ose mrekullinë ose dhjerrësinë.
      Jom po duhet të bëhet edhe Lulzim Basha psikopat, arrogant e harbut si Rama, pa të kemi besim se është në gjendje për të qeverisur Shqipërinë.
      Jo po të ndrojë Basha nja 5 gra, të dalë lakuriq në publik, të përdorë drogë, të flasë si e ëma e Zeqos në majë të thanës, të bëjë karagjozllëqe si aktorët amatorë të kooperativave bujqësore, të tallet me cinizëm me të gjithë shqiptarët, pa ta meritojë udhëheqjen e qeverisë.
      Kush nuk i paska këto cilësi “gjenitale” të Ramës, është “bythëpambuk”.
      Paradoksalisht vërej se pothuajse të gjithë komentuesit kanë bindjen se Ramës i ka ardhur koha që të zhduket nga politika, e problemi i madh qenka se “Luli” është shumë i butë e shumë i mirë për të qenë kryeministër.
      Ne shqiptarët duhet të kemi si prijsa, ose një Enver, ose një Edver, vetëm ky na qenka modeli i përshtatshëm si samarr për kurrizin tonë prej skllavi.
      Po dilni o të urruar shqiptarë e kërkoni me forcë që ta keni ju të drejtën e zgjedhjes me votat tuaja ate që do të qeverisë vendin.
      Po provojeni o të uruar edhe “Lulin” një politikan i ri me formim perëndimor që duke votuar për te , ta keni kryeministër e nëse shihni se ai , që në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk sjell asnjë ndryshim, dilni në protesta e kërkoni zgjedhje të parakohëshme e dorheqjen e tij.
      Jo po hapi kutitë , mbylli kutitë, jo po hapi listat, mbylli listat ?
      Pa përvishjuni njëherë me protesta të fuqishme institucioneve të larta “të reformuara” të drejtësisë, që të mos kërkojnë arrestimin e “komisionerëve të vdekur”, por të arrestojnë peshqit e mëdhej që kanë komanduar këto komisionerë në bashkëpunim me bandat mafioze të trafiqeve kriminale

  25. E tmerrëshme se sa thellë është rrënjosur në mendësinë shqiptare, roli i personit, individit bajloz që do të bëjë ose mrekullinë ose dhjerrësinë.
    Jom po duhet të bëhet edhe Lulzim Basha psikopat, arrogant e harbut si Rama, pa të kemi besim se është në gjendje për të qeverisur Shqipërinë.
    Jo po të ndrojë Basha nja 5 gra, të dalë lakuriq në publik, të përdorë drogë, të flasë si e ëma e Zeqos në majë të thanës, të bëjë karagjozllëqe si aktorët amatorë të kooperativave bujqësore, të tallet me cinizëm me të gjithë shqiptarët, pa ta meritojë udhëheqjen e qeverisë.
    Kush nuk i paska këto cilësi “gjenitale” të Ramës, është “bythëpambuk”.
    Paradoksalisht vërej se pothuajse të gjithë komentuesit kanë bindjen se Ramës i ka ardhur koha që të zhduket nga politika, e problemi i madh qenka se “Luli” është shumë i butë e shumë i mirë për të qenë kryeministër.
    Ne shqiptarët duhet të kemi si prijsa, ose një Enver, ose një Edver, vetëm ky na qenka modeli i përshtatshëm si samarr për kurrizin tonë prej skllavi.
    Po dilni o të urruar shqiptarë e kërkoni me forcë që ta keni ju të drejtën e zgjedhjes me votat tuaja ate që do të qeverisë vendin.
    Po provojeni o të uruar edhe “Lulin” një politikan i ri me formim perëndimor që duke votuar për te , ta keni kryeministër e nëse shihni se ai , që në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk sjell asnjë ndryshim, dilni në protesta e kërkoni zgjedhje të parakohëshme e dorheqjen e tij.
    Jo po hapi kutitë , mbylli kutitë, jo po hapi listat, mbylli listat ?
    Pa përvishjuni njëherë me protesta të fuqishme institucioneve të larta “të reformuara” të drejtësisë, që të mos kërkojnë arrestimin e “komisionerëve të vdekur”, por të arrestojnë peshqit e mëdhej që kanë komanduar këto komisionerë në bashkëpunim me bandat mafioze të trafiqeve kriminale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *