• |
ide | kryesore

Temperatura përvëluese, mbërrin në Shqipëri i nxehti afrikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme i nxehti afrikan “pushton” pothuajse gjithë vendin. Sipas Meteoalb temperaturat në vendet e ulta dhe ato bregdetare do të shkojnë deri në 41 gradë. Vetëm në ekstremin verior-verilindor, gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe rrebesh të izoluar shiu.

“Moti i kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar ekstremin verior-verilindor, ku gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3-4 ballë.”, njofton Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *