• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në Elbasan, shënjestër lokali i ish-futbollistit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në të njëjtën lagje ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, rapoetoi news 24. Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor dyshohet se ka qenë rreth 100 gram lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali me administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.

Policia ka mbledhur të gjitha provat në vend si dhe ka nisur sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *