• |
ide | kryesore

Politika shqiptare dhe kosovare solidarizohet me tragjedinë në Bejrut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe politika shqiptare e kosovare ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë pasdites së djeshme, ku si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme në kryeqytetin Bejrut të Libanit. Vihet re mungesa e reagimeve nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Hashin Thaçi.

Lexo më tej: FOTO&VIDEO/ Shpërthimi apokaliptik në Liban, dhjetëra të vdekur 

Deri tani raportohet se kanë humbur jetën 100 persona si dhe janë plagosur 4 mijë të tjerë.

Ilir Meta 

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut!

Solidarizim me popullin e Libanit.’– shkruan Meta.

Sali Berisha 

Shume te vdekur dhe mijra te plagosur ne Bejrut!

Te dashur miq, nje eksplozion i fuqishem ne portin e Bejrutit nga nje depo nitrati mori jeten e rreth 100 veteve dhe plagosi afro 4000 te tjere.

Me kete rast tragjik le te shprehim ne te dashur miq ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve te Libanit dhe te lutemi per sherimin e te plagosurve. sb” – shkruan Berisha.

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës 

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.
Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!” – shkruan Hoti.

Behgjet Pacolli 

“Shumë të dhimbshme pamjet që vijnë nga Libani.. Cilatdo qofshin arsyet e asaj tragjedie, gabim njerëzor- si besohet- apo veprim i qëllimshëm, ne kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit, popullit a shtetit të vogël apo të madh qoftë. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shpresë për rimëkëmbjen e shpejtë nga pasojat për popullin e talentuar libanez, në një pjesë shumë delikate të botës!” – shkruan në Facebook Pacolli.

Ramush Haradinaj 

“I tronditur me ngjarjen tragjike në Bejrut. Populli i Kosovës sot bashkëndjen me familjet e dhjetëra viktimave atje. Ne e kuptojmë shumë mirë humbjen e tyre. ” – shprehet Haradinaj.

©Lapsi.al 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *