• |
ide | kryesore

Thirrje OBSH: Të rinjtë të kufizojnë festat, për të frenuar virusin

Arkiva, Planet, Të fundit

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bënë thirrje të rinjve të kufizojnë festat, për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit.

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.


Edhe në Gjenevë, ku ka selinë Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi,” tha shefi i emergjencave të OBSH-së dhe baba i tre fëmijëve Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet. “Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19s sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin,” tha ai.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata./VOA/

2 Comments

  1. “Te rinjte”, o shoku ‘isa, e kane fikur televizorin diten qe ju thate se virusi nuk kalon nga njeriu te njeriu….. dhe s’e kane ndezur më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu