• |
ide | kryesore

FOTO&VIDEO/ Shpërthimi në flakë i fabrikës së këpucëve në Skrapar

-Instant, Lajme, Të fundit

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi nw fabrikwn e kwpucwve nw Skrapar të gjithë punëtorët kanë qenë brenda dhe kanë dalë jashtë duke vrapuar të tmerruar. Deri më tani, nuk është raportuar për punonjës të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Një shkëndijë elektrike, mësohet se është bërë shkak për flakët, si pasojë e të cilës, fillimisht ka shpërthyer një prej makinerive brenda fasonerisë.


Kjo ka bërë që e gjithë ndërtesa të marrë flakë. Sapo kanë vënë re zjarrin, punonjësit e fabrikës së këpucëve kanë dalë me vrap nga ndërtesa, dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të shuajë flakët direkt. Kjo për faktin se në fabrikë ka materiale që digjen brenda pak sekondash, lëkurë, letër dhe plastikë.

Gjithashtu, nga flakët mësohet se janë prekur edhe tre banesa që ndodheshin pranë fabrikës dhe kanë pësuar dëme të lehta. Fakti që fabrika ndodhet larg zonës së banuar dhe buzë lumit ka shmangur dëme më të mëdha.

Siç shihet edhe në video, tymi dhe flaka kanë alarmuar të gjithë banorët e zonës, të cilët janë larguar me vrap, sapo kanë dëgjuar shpërthimin. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe zjarrfikëset dhe dëgjohen zëra të ndryshëm. “Ik andej ore, erdhëm për dy minuta. Largohu,”– dëgjohet të thotë dikush.

Ndërkohë OSHEE ka stakuar linjën 35kv, Bogovë-Çorovoda për arsye sigurie. Si pasojë, kanë mbetur pa drita zonat; Çorovodë, Çepan, Gjerbes, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.

2 Comments

  1. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket se po përdor fondet e Partisë Demokratike për të lobuar që ti rikthehet viza diplomatike për udhëtim në SHBA. Pas raporteve të këqija me Uashingtonin, sidomos në çështjen e lobimit rus, Basha e ka të pamundur të udhëtoj me pasaportë diplomatike në Uashington. Nevoja për një vizë diplomatike, duket se është kthyer në qëllim në vetvete për të.

    Një javë pas marrevshjes së 5 Qershorit, i sigurt se tani kishte shanse të udhëtonte drejt Uashingtonit, ai ka paguar shoqërinë “Sonoran Policy Group” që të mundësojë një telefonatë me Mattheë Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA.

  2. per shkak te “lobimit rus” apo vellezerve pedofil podesta ? Boll o njerez se na hyjn ne pun me asnje prej ketyre kellirave madje as padroneve te tyre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu