• |
ide | kryesore

Gashi një dokumentar mbi jetën e tij, nga lufta në Kosovë e deri tek jetesa si emigrant

-Instant, F1, Paparazzi

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.

Momentalisht ai po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”, që publikohet ditën e nesërme. Në një postim në Instagram disa ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.


Ndërkohë ai ka  publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe  Njomza, teksa vetëm 5 ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.

Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Ndërkohë, ditën e sotme del edhe dokumentari i reperit me origjinë shqiptare që titullohet “Now you know” (Tani ti e di).

Ai ka publikuar trailerin në Instagram, nga ku kuptuam se flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar.

Po ashtu, edhe në mbishkrimin e videos, Gashi ka bërë me dije se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

“NOW YOU KNOW” Dokumentari del sot …. nëse keni ngecur në fund dhe keni nevojë për diçka për t’ju nxjerrë nga balta ju sugjeroj ta shikoni këtë sot. Ky dokumentar është për fëmijët që nuk kanë familje të pasura … nuk kanë lidhje, por kanë ëndrra për të cilat do jepnin jetën.

Mirëpo, nuk ka mbaruar këtu.

Gashi ka bërë me dije në një koment se po ashtu po përgatit një film me Netflix, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke na lënë mes pikëpyetjeve të shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu