• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është Kamala Harris, gruaja e parë e zezë që mund të drejtojë Amerikën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Planet

Ish rivalja dhe kritikja e egër në fillimin e garës brenda Partisë Demokrate, senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris u zgjodh të martën nga Joe Biden si shoqëruesja e tij në garën për presidencën, për të sfiduar Donald Trump në nëntor. Gruaja e tretë në historinë amerikane pjesë e një cifti presidencial, pas Geraldine Ferraro në 1984 dhe Sarah Palin në 2008, ajo është kandidatja e parë e me ngjyrë e zgjedhur për të përfaqësuar një nga dy partitë kryesore në krye te SHBA. Nëse Joe Biden fiton, Harris do të bëhej zv presidentja e parë femër e Amerikës. Një “zgjedhje historike”, sipas Debbie ëalsh, drejtoreshë e Qendrës për Gratë dhe Politikat Amerikane në Universitetin Rutgers, dhe “një sinjal se e ardhmja e politikës Amerikane nuk është status quo-ja”.

Joe Biden zgjedh një grua me ngjyrë si kandidate për

Kamala Harris është 55 vjeçe, lindi në Oakland të Kalifornisë nga dy prindër emigrantë, nëna me origjinë indiane dhe babai me origjinë nga Xhamajka. Kamala e martuar me avokatin Douglas Emhoff, u kthye në një zë të fortë mbështetës ndaj Biden pas garës brenda partisë.

Biden ishte zotuar që në pranverë se do të zgjidhte një grua si krahun e tij të djathtë, në vazhdën e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018, të cilat sollën në kongres një valë deputetesh femra të reja të zgjedhura shpesh nga pakicat. Kjo tendencë u përforcua edhe më shumë pas garës presidenciale brenda demokratëve në të cilën kishte më shumë se kurdoherë më parë konkurente nga “seksi i dobët”.

Përballë lëvizjes historike të protestës kundër racizmit dhe dhunës policore të shkaktuar nga vdekja e George Floyd në fund të majit, ka pasur thirrje në rritje për Biden të zgjedhë një kandidat për zv president nga popullsia me ngjyrë. Por përveçse faktit që mban premtimin elektoral ndaj shtresës më besnike të Partisë Demokratike – grave të zeza – zgjedhja e Kamala Harris, njëzet vjet më e vogël se Biden është një përpjekje për ta rinuar garën e tij. Joe Biden, 77 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër i SHBA që do merrte detyrën në janar nëse ai do i fitonte zgjedhjet.

Mosha ishte një nga kriteret e procesit të lodhshëm, në të cilin një ekip i fushatës së Biden u përfshi gjatë muajve të fundit, për përzgjedhjen e zv presidentit. Kriteri qe se, ai që do të përzgjidhej, duhet të ishte i gatshëm për të zënë zyrën ovale. Biden ka lënë të kuptohet se ai do të shërbejë vetëm për një mandat, kështu që Kamala Harris duhet të jetë e gatshme për 2024, apo edhe ta zëvendësojë atë në rast të problemeve shëndetësore ose vdekjes.

Një rast i tillë do të kërkonte një përgjegjësi të madhe duke marrë parasysh kontekstin e një pandemie shkatërruese në planin shëndetësor dhe ekonomik, dhe në fund të mandatit kaotik dhe përçarës të Donald Trump. “Nëse njerëzit e këtij kombi na japin [besimin] e tyre për katër vitet e ardhshme, ne do të trashëgojmë një vend në krizë, të ndarë, në një botë me konfuzion të madh,” paralajmëroi Biden. Nuk do të kemi një minutë për të humbur “.

Presidenti Donald Trump, reagoi shumë shpejt me një video të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Tëitter, ku thuhet se Kamala Harris kandidoi për postin e presidentit (në garën brenda Partisë Demokrate) duke mbështetur të majtën radikale dhe se amerikanët e hodhën poshtë kandidaturën e saj.

Joe Biden po ia jep frenat në dorë Kamalës, ndërsa të dy ata përqafojnë të majtën radikale. Joe i ngadaltë dhe Kamala hipokrite: të përkryer së bashku, të gabuar për Amerikën”, shkruhet në videon e Trump.

Burimi Liberation/ Përgatiti Lapsi.al

11 Comments

  1. Kamala Harris është guraja që doli në mbështetje të grave të ‘dhunuara’ nga Biden, dhe sot është krahu i tij i djathë.

  2. Nje m…i madh te gjith. Do vazhdojn ti vene zjarrin botes..e kane ne adn..Po shqipot i dun shum. ca nga injoranca ca nga pa dituria e ca nga ligsia. E kujt i hyn ne pun?!

  3. Kamala eshte kampionia interseksionaliste e radikaleve komuniste te kampuseve. Jo-mashkull, mbartese e te gjithave nuancave te zezes, e vetmja gje qe i mungon jane nje pale bole rreth te cares, por nuk mund t’i kesh te gjitha. Perndryshe, eshte njera qe “fucked her way to the top” duke u palluar me John Lewis per t’u futur zyrat e pushtetit.

  4. Amerikanet provuan 8 vjet nga Barakja “me ngjyre” ti sterroste ekonomine e vendit. Mbase i ha kurrizi prap ta provojne me kete gojoren e Biden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu