• |
ide | kryesore

Pas ndarjes miliona dollarëshe, Berlusconi prezanton të dashurën

-Instant, Paparazzi, Slider


Më 4 mars të 2020-ës, u bë i ditur lajmi se Silvio Berlusconi ishte ndarë nga partnerja e tij, Francesca Pascale, pas 12 vitesh së bashku.

Këtë të mërkurë, më 12 gusht 2020, revista “Chi”, e cila është në pronësi të miliarderit, ka shpërndarë foto ekskluzive të çiftit të ri, gjatë pushimeve në qytetin e tij, Certosa, në Sardenjë. Marta Fascina, lindur më 9 janar 1990 vjen nga Kalabria. E diplomuar për letërsi nga Universiteti La Sapienza në Romë, ajo iu bashkua zyrës së shtypit dhe marrëdhënieve me publikun të “Forza Italia” në Milano, përpara se të bëhej Anëtare e Repulikës Italiane në vitin 2008. Në llogarinë e saj në Instagram ,me rreth 5.000 ndjekës, ajo shpërndan më së shumti lajme apo citime të Silvio Berlusconi-t.

Ish-kryeministri i Italisë ka qenë jo pak herë në vëmendjen e mediave rozë. Në vitin 1965 ai u martua me Carla Dell’Oglio me të cilën pati dy fëmijë, Maria (54 vjeç) dhe Pier (51 vjeç). Në 1980, ndërkohë që ishte i martuar, Silvio Berlusconi pati një lidhje me aktoren Veronica Lario. Katër vite më vonë, kjo e fundit lindi një vajzë, Barbara, e cila bëri që biznesmeni të divorcohej dhe të jetonte plotësisht me “të dashurën” e tij. Së bashku, çifti ka edhe dy fëmijë, Eleonora (34 vjeç) dhe Luigi (32 vjeç). Më në fund, pas 10 vitesh, Silvio Berlusconi martohet me Veronica Lario-n. Në maj të vitit 2009, e acaruar nga sjellja e burrit të saj dhe marrëdhëniet me gra më të reja se ai, aktorja bëri kërkesë për divorc. Para se të ishte në një lidhje me Marta Fascina, Silvio Berlusconi ka qenë në një lidhje për dymbëdhjetë vjet me Francesca Pascale, një aktiviste e re nga partia e tij. Kjo e fundit, do të marrë një pagesë prej 20 milionë eurosh nga ndarja dhe një kompensim vjetor prej 1 milion eurosh.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *