• |
ide | kryesore

Të rinjtë në epiqëndrën e koronavirus festë të çmendur, fotot bëjnë xhiron e botës

-Instant, F1, Paparazzi



Një prej vendeve më të lakuara pas shpërthimit të pandemisë, është vënë në qendër të mediave botërore edhe këtë fundjavë për shkak të një feste, e cila ka mbledhur të gjithë të rinjtë. Wuhan-i, streha nga ku shpërtheu koronavirusi, ka mbledhur të gjithë të rinjtë në një festë të çmendur pa marrë parasysh as rregullat e pandemisë, të cilat janë ende në fuqi dhe as distancën fizike.Mijëra të rinj janë mbledhur për të shijuar një festival muzike në pishina, në “Maya Beach Water Park” pa shqetësimin më të vogël për koronavirusin.

Fotot nga festa janë bërë virale duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës edhe për shkak se, në një kohë të tillë, është vështirë të besohet se festa të kësaj natyre mund të organizohen në vitin 2020.

Qyteti me 11 milionë banorë u izolua krejtësisht nga pjesa tjetër e Kinës që në muajin e parë të vitit. Të gjitha grumbullimet masive u anuluan që në muajin janar. Hapja nisi gradualisht pas 76 ditësh të plota në karantinë.Masat ekstreme të izolimit të hoqën në muajin prill dhe që prej mesit të majit, as Wuhan-i e as provinca e Hubeit nuk kanë regjistruar më raste të brendshme infektimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *