• |
ide | kryesore

Britney Spears kërkon në gjykatë të lirohet nga kontrolli i babait të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears i ka kërkuar një gjykate që të mos i kthejë më pozicionin ligjor babait të saj që i jep kontroll mbi të në shumë aspekte të jetës dhe karrierës së saj. Jamie Spearb, babai i këngëtares ka qenë përfaqsuesi i saj ligjor prej 12 vitesh. Ai kontrollonte çdo vendim apo dokument që nënshkruante këngëtarja, për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin mendor të 38 vjeçares. Këngëtarja është kundër kërkësës së babait të saj, i cili në fakt hoqi dorë nga roli në vitin 2019 dhe tashmë Brtiney nuk do donte të kthehej në të njëjtën situatë. Shumë fansa të princeshës së muzikës pop mendojnë se ajo po detyrohet të firmosë dhe të bëjë marrëveshje kundër dëshirës së saj. Për këtë shkak në rrjet qarkulloi një fushatë nën moton #FreeBritney!
Megjithatë, dokumentet gjyqësore pretendojnë se këngëtarja nuk ka ndonjë ankesë. Thuhet se menaxheri i saj e ka shpëtuar nga shfrytëzimi që mund ti bëjnë individë të tjerë për ti marrë paratë përmes mashtrimeve, por aludimet qarkullojnë në rrjet.

Në Instagramin e këngëtares postohen video që për komentuesit janë të çuditshme dhe tregojnë se ajo nuk është mirë me shëndetin mendor dhe se veprimet e saj nuk janë të vetëdijshme. Por ka të tjerë që thonë se këto video po shpërndahen në emër të saj për të përfituar nga situata. Në të vërtetë askush nuk e di se çfarë po ndodh realisht me Britney Spears. /tiranapost.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *