• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentin: Ardi Veliu gënjen, Gjovalin Loka e mbi 500 ish-sigurimsa të tjerë punojnë në Polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
partia demokratike selia .jpg



Partia Demokratike deklaron se Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, duhet të ishte shkarkuar nga Vettingu, pasi ka fshehur të kaluarën si ish-sigurims nga formulari i vetëdeklarimit.

Në një konferencë për shtyp, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj publikoi një dokument, ku sipas tij, tregohet se kryepolici Ardi Veliu ka shkelur ligjin për të mbrojtur Lokën dhe mbi 500 sigurisma të tjerë në Policinë e Shtetit.

foto galeri

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve.

Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika “g” se qenia “anëtar i ish-sigurimit të shtetit” përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.

Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit. Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.

E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

Tallja me ligjin, kompromentimi kriminal i Policisë së Shtetit duke ringjallur jo vetëm në metoda, por edhe në personel njerëzor ish-Sigurimin e Shtetit është një këmbanë alarmi se projekti politik i Edi Ramës nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kjo është një arsye më shumë përse shqiptarët, në rastin më të parë, do ta rrëzojnë me votë këtë regjim autokratik, duke i dhënë vetes një shans real për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që ka të parin interesin e qytetarëve.



16 Comments

  1. E DENONCUAT ? MBARUAT PUNE TANI ? KESHTU BENI GJITHMONE , DENONCONI DHE PASTAJ HARRONI .
    KJO QE BENI JU NUK ESHTE E MORALSHME , I FUSNI NJE DENONCIM DHE PER JU KETU MBARON GJITHÇKA . JO OR JO , DUHET TI SHKONI DERI NE FUND GJERAVE DHO JO TI LINI PERGJYSEM . KY TIPI DHE POTHUAJSE MBI 90% E KLASES DREJTUESE NE POLICI DUHET TE LARGOHET ME MOTIVIV SI BASHKEPUNTORE ME SIGURIMOIN POR MBI TE GJITHA ME MOTIVIN SI BASHKEPUNETOR ME MAFIAN DHE HAJDUTET DHE ME SUPER MOTIVIN SEPSE VETE JU JENI KRIMINELA DHE HAJDUTE ME DAMKE .

    1. E drejte ti shkojn deri ne fund..!
      Po ku se ketu dikton ripjedhja ne gjitha institucionet edhe ne gjykate..!?

  2. Nese do qe punet te shkojne keq e me keq leja ne dore policise dhe sidomos shefave te tyre . Ata e dine vete se si ta shkaterrojne dhe ta degjenerojne realitetin per interesa personale . Pastaj kur ne krye ke nje sigurims qe e dhe e kalona”vetingun” atehere realiteti nuk ka nevoje per interpretim . Ky vend pa nje Revolucion gjithperfshires nuk behet as mbas dyqind vjetesh . Ju po varrosni ndershmerine dhe sinqeritetin dhe po ngrini ne pjedestal krimin dhe hajnat .

    1. Fjalia e pare eshte mese mese e vertete . E keni pare sesa ndertime po behen ? E keni pare sa dasma po behen ? I keni pare kriminelet qe bredhin te armatosur ne mes te tiranes? Mjafton te paguashketa vemjet e policise dhe mund te beshe çte duash . Duan 1000 euro per nje ndertim dy katesh , duan 300 mije leke per nje dasem . Ke te drejte per revolucionin , se vetem revolucioni i zhduk keto kalbesira mafiozo komuniste .

  3. E pamoralshme eshte edhe qe po mbani akoma ne parti edhe nje komunist me teser si Berisha por dhe pak spiun, mbase kjo e fundit e pavertetuar, por vetem mediatike. Gjithe kjo histori qe e krijoni duke bere politike nga rruga si asnje parti tjeter ne boten perendimore ju sjell ne perfunimin qe jeni te pabesueshem dhe do te jete fatkeqesi nese vini ne pushtet sepse nuk dalloni shume nga keta qe jane tani.

  4. po ci q robt mu ne p… gjovalin legenit, adit , sander lleshit spiun hajdut dhe servil dhe edi rames si koka e gjithe maskaralliqeve ne shqiperi

    keta legena hapini ceshjte qe ti denoni me gjyq , te gjitehve, duke filluar nga sap-u e me rradhe luftojini per cdo gje legenat .

    veting policash ca pret, apo lene mo veting un e LU peshkatarit, gjuetarit dhe Vlahutin TestaRosess se semaforeve.

    Tani kemi KIM fytyrbytha e cila me siguri do kerkoje qe te respektohet strukturat e shtetit te cilat nuk zbatojne vete ligjin?!

    Kim fytyrbytha Soreca fytyrdhjeri

  5. akoma me berishenn ju te rilindjes por miruni more velletzer me ish sigurimsar si i quheshin dhe pe skece operativicet te cilet e kane masakruar kete popull te vuajtur turpper ju per komentet qe beni per te mbrojtur kete rrace te keqe e cila duhet te shkulet nga rrenjet

    1. O toc. Po te ishte marre me heret drejtesia me Berishen nuk do te guxonte njeri sot te bente zullume qe vijne ere qe larg. Po ju jeni aq i ndoktrinuar sa duket sikur ju shajne kur ju thone qe Berisha ka qene dhe eshte komunist.

    1. Arrestojeni pra Berishen se na cate karin. Keni 7 vjet ne pushtet e i keni te gjitha me tepsi, me timon, me spak me kapak. Ju me “Fajin e ka Berisha”, e keni indoktrinu kete popull e keni bo me komunist se c’ishte dhe do qeverisni edhe 50 vjet. Berisha ishte si ishte por nuk e ktheu shtetin ne Narkos si ky robqiri juaj i dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *