• |
ide | kryesore

Kriza bjelloruse / Misteri i telefonatës Rama -Lavrov

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi iu përgjigj disa zërave të brendëshëm kritikë se nuk po bën aq sa duhet për zgjidhjen e situatës politike në Bjellorusi Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Por e çuditshme është se kjo bisedë ndryshe i është komunikuar publikut shqiptar dhe ndryshe raportohet ngadiplomacia ruse. Në të gjitha mediat e Tiranës u raportua një lajm, i cili i referohej kanalit informativ Top News, që me siguri nuk e ka shpikur vetë, por e ka marrë nga kryeministria, ku thuhej se “gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov,  mësohet se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike”.

Pra, sipas këtij njoftimi, pretendohet se Moska qenkesh dakord që Edi Rama të negocjojë si kryetar i OSBE-së konfiktin në Bjellorusi. Aty opozita po “akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE në zgjidhjen e krizës” thuhej në komunikaten e përhapur në mediat e Tiranës.

Por, Ministria e jashtme ruse jep një version krejt të ndryshëm. Sipas tij, Lavrov ia ka bërë të qartë Ramës, pas kërkesës për bisedë të këtij të fundit, se s’duhet të përzihet në Biellorusi.

Zbardhet telefonata, Lavrov i pret hovin Ramës: Qëndro larg Bjellorusisë

“Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014″, thuhej në deklaratë.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, presidenti Alexandër Lukashenko shpalli fitoren me rreth 80 për qind të votave, ndërsa kundërshtares së tij kryesore, Svetlana Tikhanovska, iu atribuan 10 për qind të votave.

Pas kësaj mijëra qytetarë u ngritën  në protestë edhe pse Presidenti Aleksandër Lukashenko dha urdhër policisë që të shpërndante turmat pas rreth një jave tubimesh kundër qeverisjes së tij. Bashkimi Evropian, mbajti një takim urgjent të nivelit të lartë për krizën, ku u vendos të mos njihet rizgjedhja e Lukashenkos dhe vendosja sanksioneve financiare ndaj zyrtarëve që BE-ja i fajëson për manipulime zgjedhore dhe abuzim ndaj protestuesve.

Në përfundim të saj mbledhja doli me një sërë konkluzionesh një prej të cilave qe edhe mbështetja për iniciativën e kryetarit të OSBE, Edi Rama. Kjo e bëri kryeministrin tiu përgjigjej zërave kritike nga Shqipëria duke komentuar në twiter se:

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve”.

Por me sa duket as Minsku dhe as Moska nuk e kanë pranuar ndërmjetësimin e palës shqiptare, gjë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Prandaj dhe versioni i bisedës me Lavrov është shumë i ndryshëm nga sa u shit në Tiranë dhe si e paraqet diplomacia ruse.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut.

    Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës.

    1. Saliu nuk ka ikur asnje dite nga shqiperia e aq me pak me fustan sic ikin te kuqte.ku e keni liderin shpirterore?ashtu do perfundoje edhe kerma e tanishme.neper tortuaret e ndonje qyteti evropian.

      1. Lereni udheheqesin boteror te punoje, nuk i kuptoni ju keto pune, jane te thella, vetem ai di ti japi drejtim.
        Shikoni Shqiperine, fanar ndricues per demokracine bashke me Gramoz Rucin

  2. YMER GELBAZA I IKU JETA DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK-ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO,NUK I LEXO ASKUSH SHKRIMET E TYRE EI TRANSFEROJN KETU,HAHA HAHA ,VEREJE KETE SHKRIM PA EMER KY ESHTE MERO GELBAZA KELLIRA ,

  3. “””” Pasi iu përgjigj disa zërave të brendëshëm kritikë se nuk po bën aq sa duhet për zgjidhjen e situatës politike në Bjellorusi …..””

    Kush qenkan keta ‘ ZERAT E BRENDSHEM” qe e ‘detyruan’ Ramen te marri ne telefon Lavrovin ?
    Ju te lapsit jeni ne kontradikte me veten tuaj .
    Lexoni artikullin e djeshem dhe do shihni se ka shume kontradita ( e vetmja gje qe nuk ndryshon eshte mllefi ndaj Rames)

  4. Pse mundoheni te nxirrni nga deklarata e ambasades Ruse ato qe ju intereson juve , jo ato qe jane shkruar . Ne asnje rresht nuk shkruhet qe Ruset jane kundra pjesemarrjes se OSBEs ne bisedimet ne Bjellorusi.

  5. Duhet ta keni kuptuar tashme se Rama kur flet, thote krejtesisht te kunderten e te vertetes. Eshte e kote te beni krahasimet me ato qe ka thene ambasada ruse ne Tirane. Sa per te kujtuar nje rast qe askush nuk e permend me. Pasi i mbolli te dy anet e autostrades (ne fakt nuk eshte e tille, por keshtu i thone te gjithe) Tirane-Durres me palma qe u blene me mijra euro copa, kur ato shkuan dem, Rama doli me deklaraten qe autostrada do behej me tri korsi plus emergjencen dhe do shkohej ne Durres per 20 min. Shume pak kohe pas kesaj deklarate, u shkulen palmat dhe u mbollen pisha. Natyrisht pishat u blene me nje cmim shume te larte, ne mos gaboj me 10-fishin e cmimit te tregut. Plani per ta bere autostraden Tirane-Durres me tri korsi u harrua dhe sot nuk e permend askush. Rama, eshte i paafte si piktor, ka qene i paafte si basketbollist, si kryeminister eshte me i paafte se Adil Carcani, ama nje aftesi e ka, GENJEN NE MENYREN ME TE PATURPSHME DHE AS NUK SKUQET E AS NUK NXIHET. Edhe kur genjeshtra nuk zgjet me shume se disa ore, ai prape nuk e ka problem, ndersa budallenjte e sufllaqeve qe mundohen te shperndajne shkrimet e Meros e te Karlos, mendojne se do i rrisin piket ne kete menyre. Rama eshte thjesht nje genjeshtar patollogjik dhe nje hajdut i jashtezakonshem i parave publike. Per te tjerat nuk ia thote fare. Merua p.sh. thote qe as nuk eshte ne gjendje te lere ndonje grua shtatzene

  6. Akoma ka vemje qe vijne verdalle neper rruget e tirones si ver llapa qe mundohen te mbrojne salih karaxhic berisha kur flasin dokumentat urdherat e leshuar nga vrasesi per ekselent salihu,duhet jeshe Kate nga trute dhe bythqire e bythlepires qe ta mbrosh kete kriminel,por keshtu eshte kur ja ka perdhunuar mamate neper Zyrat e shtetit ne kohen e salihut tani kopilat e mbrojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *