• |
ide | kryesore

Video/ Trofeu i gjashtë, quajeni Sevilla League: Lukaku vendos finalen… në portën e tij

-Instant, F1, Sport, Video



Është gjithnjë Kupa Sevilla, ose nëse preferoni Sevilla League. Inter e provoi, shkoi në avantazh e luftoi deri në sekondën e fundit por humbi 3-2 finalen e Këlnit. Trofeu shkon për skuadrën e Lopetegui që e ngre për herë të gjashtë, e pathyeshme në finale. Për Conte mbetet dëshpërimi, ashtu si gjithë tifozët zikaltër: mund të bëhej, mund të ishte një mbrëmje ndryshe, mund të kthehej një trofe europian në Itali pas një dekade, në pritje të sqarojë mirë të ardhmen.

E të mendosh që finalja e Europa League nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për italianët. Pasi Sevilla humbi një rast ideal për avantazhin, në përmbysjen e fronteve Lukaku tregoio gjithë forcën e tij dhe dëshirën për të shënuar një rekord statistikor, duke marrë përpara mbrojtësin Diego Carlos. Penallti në minutën e 5 dhe belgu e shëndërroi në gol vetë, duke barazuar rekordin e golave të shënuar në një sezon me Inter: atë të Ronaldo Fenomenit në kuotën e 34 rrjetave.

Sevilla, në fakt, është skuadër e mësuar me ulje e ngritjet e finaleve, e nëse nuk humbet nga 20 ndeshje (e fundit në Vigo në 9 shkurt) ka një motiv të qartë. E avantazhi i Inter nuk zgjati shumë. Andaluzianët, që nuk kanë humbur kurrë një finale të kompeticionit, janë kthyer në lojë me një gol spektakolar të De Jong. Hollandezi u zhyt në planzhon me kokë, pa i lënë asnjë mundësi reagimi Handanovic në minutën e 12, duke barazuar në 1-1.

Ritëm i lartë dhe skuadra që nuk dorëzohen. Kjo është ajo që shfaqet në Këln ku Sevilla përmbys rezultatin me Luk de Jong e zikaltrit përgjigjen menjëherë me Godin. Hollandezi i spanjollëve, që mendohej edhe të mos e niste ndeshjen nga minuta e parë, shënoi edhe golin e dytë për andaluzianët, në minutën e 33, në zhvillimet e një goditje këndi. Goditja me kokë nuk i la asnjë shans Handanovic, por skuadra e Contes replikon në vetëm tre minuta, ashtu si bënë spanjollët në golin e parë të Inter. Godin barazoi rezultatin po me një goditje me kokë në minutën e 36, duke fiksuar shifrat në 2-2.

Për fatin e keq të Conte e Lukaku, finalen e vendosi belgu, por në portën e gabuar. Diego Carlos shleu gabimin e bërë në fillim të ndeshjes me penalltinë e shkaktuar, duke realizuar një gol spektakolar, i ndihmuar edhe nga devijimi i pafat i Lukakut në minutën e 74. Në zhvillimet e një goditje dënimi mbrojtësi brazilian shënoi në akrobaci, duke e bërë një mision të dëshpëruar tashmë për Inter rikuperimin në minutat e mbetura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *