• |
ide | kryesore

Kreu i diplomacisë ruse: Është e pamundur të vërtetohet se Lukashenko nuk fitoi zgjedhjet presidenciale

Arkiva, Planet, Të fundit



Vazhdojnë përplasjet mes Perëndimit dhe Rusisë, në lidhje me situatën politike në Bjellorusi.

Së fundmi, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se është e pamundur që faktori ndërkombëtar të arrijë në përfundimin se zgjedhjet e 9 gushtit janë fituar apo jo nga ana e Lukashenkos.

“Është e pamundur që faktori ndërkombëtar të thotë se Aleksandër Lukashenko nuk fitoi zgjedhjet e 9 gushtit”, tha Lavrov në një konferencë në kryeqytetin rus.

Ai shtoi se Moska bën thirrje për një dialog të vertetë kombëtar politik në Bjellorusi, njofton agjencia e lajmeve RIA.

Në Bjellorusi, ka thuajse 2 javë që opozitarë dhe demonstrues janë shprehur kundër rezultatit të zgjedhjeve të datës 9 gusht, ku u konfirmua në postin e presidentit, Aleksandër Lukashenko, njeriu që ka dominuar skenën politike në vend për 26 vjet.

Liderja opozitare u shpreh se Lukashenko ka vjedhur zgjedhjet, ndërsa vetë kreu i shtetit bjellorus deklaroi se nuk pranon përsëritje të procesit.

Në lidhje me këtë krizë në Bjellorusi, ka pasur debate të gjera edhe në Bashkimin Europian, që kërkoi që OSBE të mund të zgjidhë këtë cështje kaq të rëndësishme.



7 Comments

  1. Me llogjiken e ketij kacurrelsit rus qe eshte e njejte me te ketij gomarit tone, nje mut jane te dy, i bie qe eshte e veshtire te vertetohet edhe qe ka fituar

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Kryetari OSBE-së Edvin Escobar D’Rama,akoma nuk ka folur per vjedhjen e zgjedhjeve nga Lukashenko,
    sepse druhet se mos i permendin vjedhjet e tij,por mendon se perseritja e procesit nuk sjell asgje.Por palet
    duhet te dialogojn thote D’Rama,pa saktesuar se çfar perfundimi mund te arrihet nga ky dialog,kur dihet
    se nisur nga pervoaja e tij,eshte shprehur se pa viktima(duke patur parasysh 21 janarin 2011)opozita
    bjelloruse nuk vjen vjen ne pushttet.Tom Doshi eshte gati te ndihmoje opoziten bjelloruse,nese Kryetari
    OSBE-së Edvin Escobar D’Rama e angazhon,ashtu si 9 vite më parë kur i vuri zjarrin qendres së Tiranes.

  3. Kjo kryetarka e opozites mos eshte si spirodhima apo kodhelja apo xhaxhka?! pale si fela po qe….lum partia qe e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *