• |
ide | kryesore

BE diskuton për sanksione ndaj Turqisë dhe Bjellorusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Nëse përpjekjet e Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konfliktin me Turqinë dështojnë, BE-ja pritet të shtojë sanksionet. Sanksione pritet të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë në Berlin (27.-28.08) për sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë dhe reagimet e mundshme ndaj zhvillimeve në konfliktin për gazin natyror me Turqinë.

Sipas zyrtarëve të BE-së sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë fillimisht mund të prekin rreth 15-20 persona të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe në dhunën dhe shtypjen e protestave. Qëllimi i takimit është të arrihet në parim një marrëveshje politike për persona të caktuar si dhe për parimet e sanksioneve.

Türkisches Forschungsschiff Oruc Reis zur Gaserkundung im Mittelmeer (picture-alliance/AP/Turkish Energy Ministry)

Si do të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë?

Edhe ndaj Turqisë mund të merren gjithashtu masa të reja ndëshkuese, sepse Turqia vazhdon të kryejë kërkime për gaz në pjesë të Detit Mesdhe që pretendohen nga Greqia dhe Qiproja, pavarësisht paralajmërimeve nga BE-ja.

I ngarkuari i BE-së për çështjet e jashtme, Joseph Borrell, do të paraqesë mundësi të ndryshme se si mund të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë. BE-ja ka vendosur që nga viti i kaluar një sërë sanksionesh ndaj Ankarasë, sepse i konsideron shpimet për gaz si të paligjshme.

Gjithësesi sanksionet ndaj Turqisë pritet të vendosen vetëm nëse përpjekjet e fundit të Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konflikt dështojnë. Sikurse u tha në kuadrin e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Berlin kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të zhvillojnë një telefonatë tjetër të premten.

Belgien Gespräch von der Leyens mit Erdogan ohne erkennbares Ergebnis (Reuters/F. Lenoir)

Megjithë thirrjet e shumta që konflikti të mos acarohet, ai vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën (26.08.) se vendi i tij nuk do të bëjë lëshime në Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje Greqisë që të mos bëjë “gabime” që mund ta “shkatërrojnë”. DW



7 Comments

  1. BE perkrah Greqise kunder Turqise ashtu sikurse qe Europa e perkrahu Greqine dhe Serbine edhe ne luftrat ballkanike kunder Turqise te fillimit te shekullit te 20-te, kohe kur u be edhe krimi dhe genocidi me i madh kunder shqiptareve.

  2. Po pse nuk i vene sanksione dhe Kines & Rusise keto Bucet e BE, apo nuk ju intereson???
    Be perdite e me teper po e tregon veten se kush eshte, asgje nuk ka ndryshuar nga BE e para 100 viteve kur vriste dhe skllaveronte njerezit.

  3. “Moj evrop, moj kurve e motit”- Fishta, kjo e zberthen te gjithe ADN e BE.
    Cfate ishte evropa dje? Strofa e erresires, inkuzicionit, skamjes, pislekut, kryqezatave, genocideve, injorances, epidemive qe shfarosnin miliona, e jashteqitjeve qe hidheshin rrugeve te Parisit dhe te Londres, e Marie Magdalenes, mbretereshes se Spanjes, qe su la dhe nuk nderoi breket (nese vishte) per 37 vite, e bastardeve, hajduteve si Cortezi, Colombus etj. qe shfarosen me shpate e zjarr miliona vendas, asteke dhe maja, ne kontinentet e amerikes, per t’u grabitur arin dhe pasurine.
    Ja kjo ishte dhe eshte BE e sotme, e njejta kurve plake por me disa duar puder dhe rimel, per te mbulluar fytyren e shemtuar. BE e sotme u ndertua mbi gjakun dhe kockat e popujve neper bote, mbi lotet e skleverve te Afrikes, mbi djersen e grabitur, verdhacukeve te Azise.
    Kjo eshte BE, ne cdo cent/€ ka nga nje pike gjak, ne themelet e cdo ndertese, ka kocka njerezish, te vrare dhe te grabitur!
    Tani niperit e hajduteve te djeshem, bastardet e sotem, kerkojne qe t’i vjedhin Turqise detin, sic na e vodhen neve detin, morri fund kjo pune, skenarin e beri soros me sherbetoret e tij, iku deti Jon!
    FATMIRESISHT, TURQIA KA NE KRYE, NJE KARREDERR (me falni sepse dola jashte etikes normale te komunikimit), QE SI SHET INTERESAT E VENDIT TE VET, QE I THOTE SHBA, BE, GJERMANISI, FRANCES, IZRAELIT, KUJDO, “NESE JUA MBAN HAJDENI TA VIDHNI DETIN TIM POR PYETENI BYTHEN ME PARE, ME TURQINE S’KA LLAFE, S’KA LODRA, TURQIA TE FUT PLUMBIN BALLIT”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *