• |
ide | kryesore

Aksident me teleferik në Turqi, një i vdekur dhe disa të plagosur

Lajme, Të fundit



Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën në provincën jugore të Antalias të Turqisë pasi një teleferik u përplas me një shtyllë të thyer. Në rrjetin social X, guvernatori lokal bëri të ditur se të plagosurit janë transferuar për mjekim në spitalet e afërta dhe se 24 kabina të teleferikut kanë mbetur të varur në ajër.

Njësitë e shpëtimit emergjent evakuuan 40 persona nga shtatë kabina të teleferikut dhe përpjekjet për të evakuuar 134 persona të tjerë të bllokuar në kabina të tjera po vazhdojnë, njoftoi zyra e guvernatorit.

Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe mjete të tjera për evakuim nga linja e teleferikut. Sipas raportimeve, teleferiku ka 36 kabina me një kapacitet prej gjashtë personash secila.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *