• |
ide | kryesore

Plazhe të pasigurta/ Shtohen fatalitetet, dështon projekti i 1 mijë rojeve bregdetare

-Instant, Kryesore, Lajme



Ka qenë një ngjarje e dhimbshme ajo që ndodhi në plazhin e Rrushkullit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një vogëlushe 9-vjeçare dhe babai i saj 44 vjeç humbën jetën në det. Në fillim fëmija ishte futur në ujë dhe po lahej e vetme, kur papritur u mor nga dallgët. Me ta vënë re, i ati ka vrapuar për ta nxjerrë, por duket se përpjekjet kanë qenë fatale edhe për të.

Familja nga Tirana kishte shkuar për të pushuar në plazhin pranë Rrushkullit, që ndodhet në pjesën veriore të Durrësit, një zonë pa infrastrukturë dhe pa kullë vrojtimi.

Babë e bijë u dërguan me urgjëncë në spital me shpresën se do të mbijetonin, por përpjekjet e plazhistëve të tjerë ishin të kota. Fatkeqësisht ata janë dy rastet e fundit të një serie ngjarjesh të rënda, që po ndodhin gjithnjë e më shpesh në plazhet e Shqipërisë.

Në ditët e fundit janë 4 pushuesit që janë mbytur vetëm në plazhin e Durrësit, një nga plazhet me dendësinë më të madhe në vend, që reflekton më së miri dështimin me garantimin e sigurisë nga ana e autoriteteve.

Shifrat e pushuesve që humbin jetën mes dallgëve të detit për këtë vit janë më të larta se një vit më parë. Sipas statistikave të policisë, janë 24 të mbytur që nga fillimi i verës këtë sezon. Në muajin Qershor humbën jetën 2 pushues në det, në Korrik 10, ndërsa këto javë të Gushtit, pushuesit që kanë humbur jetën kanë qenë 12 persona.

Një vit më parë, sipas regjistrave të policisë, në muajt e verës humbën jetën 22 persona.

Të gjithë viktimat kanë qenë me pushime në bregdet, thotë policia, që mes shkaqeve kryesore të ngjarjeve rendit kontaktin me ujin e ftohtë që mund të sjellë atak kardiak, kryesisht për moshat e mëdha. Në rastet e tjera ka qenë pakujdesia, pasi pushuesit kanë hyrë në det në kohë të keqe dhe e kanë pasur të pamundur të kthehen në breg për shkak të dallgëve të larta.

3 zonat me numrin më të lartë të atyre që humbin jetën në det janë Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini, ku ka edhe më shumë pushues. Shumica e atyre që nuk kanë mbijetuar janë të moshave 60-75 vjeç.

Por me sigurinë në plazhe është propaganduar shumë në fillim të sezonit turistik, e sërish kjo është thembra e Akilit e plazheve të Shqipërisë. Strukturat e sigurisë në plazhe ekzistojnë, por shpesh ato janë bosh. Rojet bregdetare mungojnë, duke e bërë edhe më të qartë neglizhencën dhe braktisjen nga ana e autoriteteve.

Në fillim të sezonit të plazhit, Blendi Klosi mblodhi një grup të rinjsh të punësuar si roje bregdetare për t’i nxitur në punën e tyre. Me pompozitet, rojeve bregdetare iu jepen detyra të tjera veç asaj për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Struktura juaj me 1 mijë djem dhe vajza të stërvitur profesionalisht, por edhe nga pikëpamja fizike, të përgatitur për të dhënë ndihmën e parë do të jetë një sistem i plotë, i mirë funksionimit të plazheve tonë. Për të gjithë problematikat që duhet të gjenden në vijën bregdetare. Për të ruajtur jetën për të pasur njoftim të organeve ligj zbatuese në rast ngjarjesh të ndryshme, që mund të ndodhin në plazh, për të dhënë garanci dhe siguri tek pushuesit që ka një njeri që kujdeset për jetën e tyre dhe për gjithë sistemin dhe po ashtu për të krijuar një rrjet komunikimi me të gjithë ju për çdo problematikë sidomos në kuadër të ruajtjes së jetës dhe pastërtisë në plazhet tona,”- i tha Klosi të rinjve të punësuar si roje bregdetare.

Në fund të sezonit turistik është e qartë se rastet e jetëve të humbura në plazhe kumbojnë fort për të reflektuar se propaganda nuk mjafton. Fjalët e ministrit i ka marrë era, ndërsa pushuesit mbeten edhe pak ditë siç kanë qenë, në dorë të zotit.©Lapsi.al



5 Comments

  1. I moren ne qafe social-neokomunistet te shkretet. Verioret-Jugor ekstaze per para, beton oligarki dhe gjel mbi gjela, keto skico mesjetar.

    U prehshin ne paqe te gjithe te ndjeret.

    Cdo vit i njejti XXX vetem te vdekurit shtohen.

    Per socialistet i vdekuri eshte fajtor qe do te thone as nuk i plas XXX fare per te gjalle e per te vdekur.
    Votojini keto monstra se edhe me shume do ju a ngopin :<

    Mos i harroni:

    Nuk duhet futur ne uje pasi ke ndejtur gjate ne diell, pasi ke ngrene ushqim, pasi ke bere stervitje apo djersitur, futja ne uje duhet shoqerohet me lag-jen e trupit me duar me pare.
    Femijen duhet ta shoqerosh dhe asnje here te ike vetem, kur nuk di not vemendja 400% kur nuk di as vete prindi nuk duhet te shkosh me larg se gjuri, te mesuarit e dhenies se ndihmes se pare etj etj…
    Keto jane vetem disa kishalla paraprake qe duhet te jene pjese edukative qe ne bankat e shkolles.

    Ndersa cecenat socialist e kthyhen vijen bregdetare si bathorja e Saliut, keto kopjace tradicional te Saliut , kameleon qe vetem nryshojne ngjyrat por i njejti XXX jane.

  2. Keni pare gje tjeter pervec propagandes, premtimeve boshe dhe projekteve tredimensionale gjate ketyre shtate viteve te qeverisjes rilindore?

    1. Xono asi gjo tjeter skena pa vetem projekte 3D…….por por kemi pare shumeee korrupsion masiv droge dhe abuzim shteteror

      Pune zero, me fjalet e te madhit murinjo zero tituli

  3. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.O xon dil nga erresira ku te mban salihu dhe do ta kuptosh 3D ne realitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *