• |
ide | kryesore

Dyndje drejt plazhit/ Trafik i rënduar në Milot

Lajme, Të fundit



Fundjava është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në drejtim të bregdetit të Lezhës, por jo vetëm. Që në orët e para të mëngjesit automjetet kanë krijuar rradhë të gjata duke krijuar një kaos në rrugën Fushë-Milot.

Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rruges së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Tales dhe Shëngjinit.

Përgjatë tre muajve të verës ky aks rrugor bëhet i pa aksesueshëm për shkak të trafikut dhe masave të cilat nuk merren nga autoritetet përkatëse sa i takon zgjerimin të rrugës, për të shmangur këtë kaos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *