• |
ide | kryesore

Vrasja e çiftit homoseksual në Maltë, shqiptari del para gjykatës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptari Daniel Muka 25 vjec, ka dalë sot përpara gjykatës në Maltë, ndërsa është shprehur se nuk është ai vrasësi i ciftit homoseksual Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejovski, të cilët janë vrarë më datë 18 gusht 2020.

Muka ka thënë përpara gjyqtarëve se punonte si larës makinash. Gjykata ka urdhëruar që të ngrihen të gjitha pasuritë që ai disponon, raportojnë mediat malteze.

Ai u akuzua zyrtarisht për vrasjen me dashje të Pandolfino dhe Maciejovski, dhe për vjedhjen e rreth 2 329 € në argjendari dhe sendeve të tjera.

Muka u akuzua po ashtu për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim të një makine të vjedhur dhe grabitjen e dy targave të automjeteve.

Muka u identifikua nga kamerat e sigurisë, ndërsa tashmë mbi të bien një sërë akuzash të tilla si vrasja, grabitja, tentativa e vrasjes së dy policëve. Dy avokatë që përfaqësonin shqiptarin thanë se ai ka nevojë për psikiatër, pasi nuk ndihej mirë nga ana psikike.

Të mërkurën në mbrëmje edhe një person i dytë u arrestua në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Silema. Policia thotë se ai mund të jetë bashkëpunëtor i Daniel Mukës. Një burrë maltez, person i tretë u mor nëë pyetje për këtë cështje.

Të martën, policia arrestoi dy burra në një bastisje të policisë në një rezidencë të Floriana. Arrestimi erdhi një javë pas vrasjes së Chris Pandolfino, 58 vjeç, dhe Ivor Maciejovski, 30 vjeç. I dyshuar për ngjarjen është Muka, që akuzohet edhe për grabitje të një argjendarie.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *