• |
ide | kryesore

Rama tjetër reagim të gjatë për marrëveshjen e detit: Dy fjalë për Greqinë dhe një vath në vesh nga unë për ju

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Edi Rama

NJE KOMERDARE LOGJIKE PËR ATA QË DUAN TË DALIN NGA LOJA E DETIT, DY FJALË PËR GREQINË DHE NJË VATH NË VESH NGA UNË PËR JU

Padija nuk është faj, askush nuk i di të gjitha dhe sa të rrosh do mësosh, thotë populli. Faj është ta ushqesh padijen, ta shfrytëzosh padijen, ta ushtrosh padijen si armë ndaj tjetrit.  Shoh që vazhdojnë disa të shajnë e të mallkojnë, lidhur me “shitjen” e detit dhe meazallah se hanë pykë, kur u thua nuk ekziston as shitja, as falja, as vetë marrëveshja për detin! Disa prej tyre janë të verbër e të shurdhët me sytë e veshët top, por mendja e mbledhur top me litarët e opozitës sonë në krizë për mend, i bën të pakurueshëm. Disa të tjerë janë sinqerisht të shqetësuar për këtë çështje, megjithëse e kemi sqaruar që nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Të parëve s’kemi ç’u bëjmë, nuk duan të dëgjojnë, të lexojnë, të kuptojnë. Të dytëve po u ridrejtohem, me shpresën që do mund të dalin nga dallga artificiale e kësaj loje të ulët politike!

Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre!

A keni pare ndonje dokument te firmosur e te vulosur per kete detin që paskam dhënë, shitur a falur une? Jo nuk keni pare, sepse nuk ka dhe s’ka se si të ketë një të tillë. Se po të kishte do të dilte, po s’mund të dalë gjëkundi asnjë marrëveshje e tillë me firma e me vula, që unë nuk e di apo që unë mund ta mbështes, nëse cënon interesin kombëtar të Shqipërisë! Kush e luan me ju këtë lojë do t’ju bëjë për budallenj, tallet paturpësisht me ndjenjat tuaja për të përfituar politikisht prej çoroditjes që synon t’ju shkaktojë, duke ju prekur ndjenjat.

Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Sipas meje ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse kështu e gjykoi një ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqetësimin mbi çfarë kishte firmosur fiks i njëjti Lulëzim, që sot merret me thashetheme të ulëta për të kapur në detin e paditurisë, ndonjë sardele më shumë për tiganin e ndryshkur të opozitës.

Dhe unë, që atëherë isha krejt i paditur për të Drejtën e Detit, mblodha ekspertët, dëgjova sa munda, hapa librat, mësova sa munda, e së bashku me të tjerë, vendosa ankimimin e asaj marrëveshjeje në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplotë 9 me 0. Pikërisht sepse cënonte interesin kombëtar. Por ama ne çuam në gjykatë një dokument shtetëror, jo një thashethem digjital për tradhëti kombëtare dhe nuk hapëm një gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrugëve, po një gjyq serioz në nivelin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.
Për të mbrojtur detin nga unë!

O Zot!

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e kanë zakon ta bëjnë kos e dhallë, sa herë zënë dybekun e pushtetit me dorë. Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s’kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman.

Njësoj si më parë, kur ministri i jashtëm grek foli andej në një televizion, për ushtrimin e të drejtës së Greqisë për t’u shtrirë në miljet e famshme, që Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit ia njeh çdo shteti me dalje në det dhe këtu plasi peshku me dinamitin e luftës politike, edhe sot përsëritet e njëjta poshtërsi ndaj publikut shqiptar pasi kryeministri i Greqisë thotë të njëjtën gjë në parlamentin grek, pas firmosjes së marrëveshjeve detare të shtetit të tij me Italinë dhe Egjiptin.

Plas dinamiti i politikës së trullosjes të shqiptarëve në pellgun e llokoçitjeve opozitare dhe pllaf, pllaf, pllaf, dalin me barkun jashtë në sipërfaqe peshqit e urrejtjes nacionaliste, të mllefit partiak e të paditurisë për temën, duke krijuar një tollovi absurde si sherret e rakisë në klubin e fshatit. Si zakonisht në këto raste, sado të flasësh me logjikë, pa dalë rakia s’ka shans të mbarojë tollovia! Po le të kthehemi tek marrëveshja në fjalë mes Shqipërisë e Greqisë, për ta ndihmuar daljen e rakisë dhe hequr dhimbjen e kokës së atyre që duan të kuptojnë.
Kush do vërtetë të dëgjojë dhe të kuptojë si qëndron e vërteta e kësaj historie, le të më ndjekë me vëmendje sepse fatmirësisht, është shumë e thjeshtë.

Fjala e kryeministrit grek në parlament, siç e kam shpjeguar më parë, nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë apo me ndonjë punë të Shqipërisë që lidhet me të drejtën e vendit fqinj për ato 12 miljet e stërpërfolura, sikur të ishin 12 kamiona me ujë deti që unë i paskesha kaluar fshehurazi në shtetin fqinj.  E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia.

Por kjo mbase është shumë teknike për disa që vazhdojnë të mbrojnë detin e Shqipërisë nga fjala e kryeministrit të Greqisë, megjithëse e kemi shpjeguar disa herë, që deti nuk ndahet me gardhe si parcelat në fshat, po ka edhe hapësira të ndërmjetme ujrash ndërkombëtare mes “parcelave” ujore të çdo shteti. Kështu që po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe njëherë, se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre.

Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në New York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon – njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit.

Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, të asaj marrëveshjes së nënshkruar jo nga unë, po nga ata që sot po e mbrojnë detin nga unë.

Ne duam ta arrijmë një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, siç kemi arritur edhe të tjera e siç duhet të arrijmë të tjera akoma. Ne Greqinë e konsiderojmë një nga tre partnerët strategjikë më të afërt të Shqipërisë, së bashku me Italinë dhe Turqinë. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Greqia nuk ka të tilla ndaj nesh (përtej klubeve respektive dhe primitive të peshkatarëve që gjuajnë për trupeshq, me karemin e nacional-folklorizmit nëpër harta gjoja kombëtare po në fakt thjesht elektorale), por ne kemi pretendime reciproke për bashkëkombasit që jetojnë në shtetin tjetër, të cilëve së bashku, të dyja qeveritë, me dialog konstruktiv e mirëkuptim njerëzor në radhë të parë, duhet t’u bëjmë papushim hyzmet të posaçëm për të drejtat e tyre.

Ne jemi fqinj të shkëlqyer në nivelin e marrëdhënies mes popujve, por s’kemi shkëlqyer gjithnjë në marrëdhëniet politike mes shteteve e qeverive. S’kemi ditur gjithnjë në dekadat para e pas vitit 1990, as ne e as grekët, ta vëmë politikën në shërbim të miqësisë mes popujve tanë dhe të mos bëjmë politikë ditore me historinë në kurriz të tyre. Sot marrëdhëniet mes dy qeverive në Athinë e në Tiranë, janë të mira dhe kanë një potencial të madh për t’u bërë të shkëlqyera. Unë punoj për këtë qysh nga dita e parë si kryeministër, ama pa ngurruar ta ngre zërin kur e kërkon interesi i Shqipërisë dhe duke besuar që zerimi i problemeve me fqinjët nuk vjen nga heshtja për problemet mes fqinjësh. Dhe ndjesia ime e fortë është që edhe kryeministri Micotaqis po punon për këtë, qysh ditën që hyri në zyrën e tij.

Natyrisht, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por po përparojmë duke lundruar në ujrat e dëshirës reciproke për mirëkuptim, bashkëpunim, sukses për popujt tanë.  Po shtoj këtu edhe një detaj teknik, por kuptimplotë. Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit.

Miq!

Mbajeni vath në vesh dhe as kur ju bie në kokë rakia e pështirë e fuçive politike e mediatike mos e vini kurrë në dyshim, se nuk bën dot vaki që unë të tradhëtoj amanetin e katragjyshërve e stërgjyshërve të mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirtëror; as amanetin e Kristaq Ramës së parë, stërgjyshit tim që shkriu pasurinë për hapjen e shkollave shqipe dhe nënshkroi në Durrës pavarësinë e Shqipërisë; as amanetin e Odise Kasnecit, stërgjyshit të Anetës dhe mikut për kokë të Abdyl Frashërit, që ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe u vra si përhapës i gjuhës shqipe nga një komando ekstremistësh grekë të asaj kohe; as amanetin e atij Plakut të Vlorës, që e mbaj mbi kokë çdo ditë në zyrën time, as amanetin e Imzot Nolit, që më mësoi shqipen e gjuhës e të Faik Beut, që më mësoi shpatën e gjuhës dhe as, as, as… me radhë se janë shumë që t’jua numëroj këtu.

Tani ata që nuk heqin dot dorë nga ajo raki e pështirë, le të vazhdojnë të pinë e le t’i hedhin sa të duan tapat e trurit në detin e internetit! Prodhuesve të asaj rakie do t’u vijë prapë nga radha e gjykimit nga populli bashkë me faturën e kripur, siç u erdhi në vitin 2017. Unë do të vazhdoj të bëj sa të mundem gjithçka duhet bërë, në respekt të amanetit të atyre pleqve që përmenda më lart dhe në shërbim të këtij vendi e të këtij populli.  Ndërsa Madhëria e Saj, Koha, do t’i verë gjitha në vendin e tyre dhe do të tregojë se ku e ka vendin gjithkush në historinë e këtij vendi.



23 Comments

  1. Ndoshta ajo -rakia e peshtire -nuk mund te kete efekt me shume se ajo -”Niseshteja-” qe kaperdin ti nga hundet .Ajo te ben me keq, se te shtremberon surratin kur flet ,te del shkumba nga goja .dhe mbi te gjitha te ben te dukesh si -Heroi- i te gjithe shteteve te botes ,te ben me te diturin ,te zgjuarin,dhe me se fundi te ben me monstren qe cfare flet ne moment e pergenjeshtron me pas.

    1. Cfare kerkoni me shume, grekomani edvin kristaqi, e deklaron se po zbaton premtimin e parardhesve te tij, grekomane kristaq kristaqi dhe odise grekomani, ate qe se bene dot keta bastarde, po e realizon pasardhesi i tyre bastardi edvin kristaqi. Ky popull ka vuajtur dhe ka paguar shtrenjte, thikat mbas shpine, te kristaqeve dhe odiseve, qe shpallnin bashkimin me greqine shpallnin “vorio epirin”, ne Korce e Vosporkopoj, me synim Elbasanin dhe Durresin (jo rastesisht sepse atje kishin jevgjito-llacifacet) por del nje birnene, nje birshqiptari, SALI BUTKA, qe e kalle ne flake nga fillimi ne fund, Voskopojen dhe grekomanet e Korces sebashku me flamurin e greqise dhe andatet me thike mbas shpine, kristaqet odisete. Shqiperia eshte nxjerre ne pazar me perpara por Shqiperise, nuk i mbarojne, AVNI RUSTEMET.
      SQARIM: Jevgu-llacifac, edvin kristaqi, po na habit me nje pretendim tjeter kur thote se; “kristaq kristaqi, ka kontribuar per shkollat shqipe”?! Minoritari grek, kristaq kristaqi, ka ardhur nga greqia, si refugjat para 150 vitesh, ne Shqiperi, eshte vendosur ne nje kamp nomadesh-jevgjish, prane kenetes se Durresit, c’pune ka patur ky jevgjit greko-llacifac, me gjuhen shqipe canem?!

  2. Nqs nuk ka problem perse del nga 3 here ne dite dhe ben hartime per te na mbushur mendjen qe je “qelibar” dhe sduhet te shqetesohemi. Boll bere te diturin dhe te lexuarin se si plas kari njeriut por shif te thuash ndonje gje per ekonomine sic bejne pjesa me e madhe e homologeve te tu, se e ke katandisur ate vend si Kandahari o shoku Ramazon

    1. Se shqiptaret jan koke trash. Edhe po tua shpjegosh nga 100 her, prap nuk duan ta besojn te vertetn. Po besojn te parin e grupit qe I perkasin. Jemi njerz me bisht, pa llogjik dhe interesaxhinj. Militant te verber, qe per interesa te ngushta partiake, shesim dhe idealet tona.
      Sa per detin, me duket nje debat pa kuptim nga moment qe nuk ka bisedime dhe firma. Nese keni qef per ide konspirative besoni ctu doj qefi.

  3. Nuk pranoj llaf nga tradhtari Edvin Mavri Ramavirus.

    Do hysh ne histori si piktor deshtak, si hajdut, si betonier, si percares i Artisteve dhe i Shqiptareve, si prishes i monumenteve te kultures dhe identitetit me sindromen e semure zero, si skico, si genjeshtar, si politikan parazit 20 apo 40 vjecar, si neodiktator, si drogmen dhe ushqyes ekonomise shqiptare me informalitet, droge dhe garipa ne parlament, bllok apo rrugeve verdall te tiranes etj etj…

    Asnje llaf ne vesh nga nje njeri me kaq shume zullume ne profil. Asnje llaf.

    Shko luaj tavull me Saliun me mire, mos harro merr dhe zagaret dhe servilet pas qe jane gati te ulin breket dhe tu futesh XXX.

  4. Vini re ama qe ky moterqiri pa shkolle i drejtohet me perbuzje, sharje dhe me keshilla te tere rrotave te karit qe e kane votuar

  5. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

    2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

    Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!Per problemet e medha gjeopolitike tani del vete Ai stalini Loqja e djathte e salihut dhe bythelepirsi i lulzimes,bravo stalin supen e ke gati sot

    1. Marreveshja e PD eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e RSH dhe nuk ka asnje diskutim se ishte nje marreveshje e keqe. Problemi qendron ne marreveshjen e tanishme. Cilat jane termat e marreveshjes? Pse Greqia deklaron se do shkoje ne 12 milje (6 milje ishte marreveshja e keqe e PD) me ujrat territoriale? Pse Mero Baze flet per marreveshjen qe eshte hedhur poshte nje here dhe nuk merret me kete marreveshje? A ka ndonje shantazh nga greket per politikanet shqiptare ne lidhje me kete marreveshje? Me nje fjale mos dine shume greket dhe ia mbyllin gojen duke i thene: T’i nxorem te palarat nese nuk firmos. Kush eshte grupi i eksperteve shqiptare qe eshte marre me delimitimin e ujrave territoriale dhe pse nuk dalin te flasin? Aktualisht i vetmi qe flet per te eshte ky personi me siper qe ka deshtuar si piktor dhe merr persiper te beje cdo gje, pavaresisht se e vetmja fushe ku eshte i afte eshte dhenja e lejeve te ndertimit 20-30%. Shkurt, nese do kopjoni artikujt e Meros dhe Kar los do ne vend qe te fitoni pike do humbisni. Nuk ka njeri qe nuk e di se Mero, pasi i sherbeu Berishes per nja 17-18 vjet dhe i thyen edge dhembet per kete, u prish me Berishen vetem per ceshtje lekesh dhe pranoi qe te poshterohej nga Rama ne Opinion per te njejten arsye. Ndersa Kar lo ka fituar ne kurriz te shqiptareve aq sa nuk e kishte pare as ne endrra.

      1. O ti zotri pa emer. Degjove gje ti qe te thoshte kordinata gjeografike kryeministr grek. Thjesht tha ne detin Jon. Po se ne c drejtim???? Tani nese ke qef te enderrosh, enderro o miku im. Enderrat jan pa lek. Dhe ti beso ke te duash. Po llogjika nuk e pranon. Se po te enderroj dhe un si ty. I bie qe me ato 16 milje nga ana e korfuzit te dali greku ne kodrat e sarandes. Jan te thjesht a gjerat.
        Nese distanca midis dy shtete e qe ndahen me det eshte e vogel, thjesht ndahet ne menyr te barabart. Nese ajo eshte distance e madhe si jemi ne me italin 16 milje na takon ne nga bregu dhe po aq italianve nga bregu I tyre. Deti ne mes jan ujra nderkombetare. Edhe gerqia ate ka then kete her. Nese ka distance te madhe dhe nese ne e kemi mare 16 miljet tona atyre u takon 16 e tyre, dhe ne mes ujra nderkombetare. Se ca ka ketu per te diskutuar nuk e kuptoj.
        Po mua thjesht me duket sikur disa po hedhin tymuese per te fshehur idiotesit e tyre qe kan ber ne te kaluaren.

    2. Nga mënyra sesi shkruan, ti krimb i ndyrë i haleve të komunizmit dukesh kjartë se je një nga ata që në 97-tën dolën me tre gishta si serbët për të krijuar “shtetin autonom të Jugut” në varësi të Greqisë.
      As Berisha e as Basha nuk kanë shkuar ndonjëherë në Athinë apo Beograd.
      Është dymetroshi i droguar që i ka bërë Beogradin e Athinën si sarajet e tij të Surelit
      Kur PD e Berisha në fillim vitet 90-të përmbysën diktaturën enveriste, bojaxhiu Rama shiste ikona të vjedhura në ishujt e Greqisë.
      Po këtë punë bënte edhe në 98-tën në Paris.
      A nuk është prijësi juaj Fatos Nano që deklaroi publikisht duke kërkuar falje, që e solli palloshin nga nën urat e Parisit me thoj të pa prerë e i palarë e ja bëri peshqesh Shqipërisë ?
      Ata që ti more qen e bir qeni i ofendon duke i quajtur “shpellkar” apo “çeçenë”, janë mbi 80% e popullit shqiptar, janë rreth 5-6 milionë shqiptarë që me luftën e tyre arritën të forcojnë faktorin shqiptar në Ballkan e Veç Shqipërisë së pamvarur sollën edhe Kosovën e pamvarur, e drejtojnë edhe qeverinë e Maqedonisë.
      Dil me emër e surrat po ta mbajti b…. e do të shohësh që vetëm me pështyma do të ngordhësh i mbytur nga miliona shqiptarë.

    3. Nga bodrumet e pallatit te kongreseve po komenton?apo je emigrant ne greqi?ne te dyja rastet je i qire o mavri.ty se bashku me banden sorros-riqelbesirat ky vend do iu hedh ne plehrat e historise.ne si komb pergjate gjithe eksistences tone kemi njohur armiq e tradhetare pa fund e ja ku jemi.perseri ne kemb.!!!!ju krimba do te zvarriteni gjithe jeten,ndersa ne shqiponjat do te fluturojme krenare.p.s e kam me emigrantet qe jane bere me grek se greket.

    1. Kurse bythelepires si puna jote, pa kuptuar asgje nga marrveshja e ripjelljes me Greqine, vazhdojne avazin e kolonelit evgjit qe thote fajin e ka Saliu. Po qe i zoti ba shpjego te gjitheve se ku ndryshojne 2 marrveshjet. Perndryshe, mbaje ne goje dhe shijoje.

      1. Ja dhe nje buzbardh tjeter me emrin Miri.
        Cilin ndryshim midis 2 marrveshjeve te shpjegoj more Miri , kur nuk ka akoma nje marrveshje nr 2 ?
        Dime qe marrveshja nr 1 ( e saliut tend) u hodh ne plehra.
        Kur te dali dhe marrveshja nr 2 atehere do ta debatojme bashke ne kete portal o trushpalre .
        PS. ( keta komentuesit e shqupit vertet nuk ju punon llogjika apo ju pelqen te bejne gomarin ? )

  6. Pasi ka vjedhur zgjedhjet, pasi ka vjedhur Shqiperine, pasi ka varferuar e mjeruar shumicen e popullit,

    pasi e ka futur vendin ne borxhe qe i beri rrush e kumbulla me PPP e koncesione e me luks qeveritar

    pasi ua ka bere jetesen te pamundur mbi 400 mije te rinjeve e te rejave qe jane detyruar te kerkojne

    atdhe tjeter pasi atdheu i tyre u be prone e nje tufe horrash e te babeziturish rilindjote, pasi shembi

    mijera shtepi e mbushi burgjet me varfanjake qe spaten mundesi te paguajne faturat e energjise nder

    sa ministrat e ministreshat flene hoteleve te Europes me nga 1000 euro nata, pasi u mundua me mish

    e shpirt per ndarjen e copetimin e Kosoves dhe futjen e ndasise mes Kosoves e Shqiperise, pasi ben

    marreveshje nenujore per ujrat territoriale me Greqine tani na del e perbetohet per shpirtin e

    Kristaq Rames se Pare dhe stergjyshit te Anetes se nuk eshte tradhetar por patriot i kulluar 24

    karat. Ky eshte nje lloj i ri patrioti, nga ai lloj qe i ben Shqiperise gjemen, me keq se cdo pushtues qe

    ka kaluar mbi keto troje te lashta.

    kaluar mbi keto troje

  7. Meqe ky narkoman eshte tashme tejet i parashikueshem nuk ja vlen ta lexosh cfare thote. Se paku i kursen vetes tende neverin. Nuk po di cfar te vjedhi me…e ta nxjeri ne pazar.

  8. Ate vathin fute ne bythe psikopat, se s’ka njeri ndermend te lexoje fleterrufete e tua te stergjata!
    Eshte kar dhe e di veten per krenar!

  9. Sa i squt eshte mor i qifsha robt:). Ik mer adoleshent fejsbuku. Thuj skam bythe ti kundervihem grekut per karrigen tende. Ty dhe ato emigrante qe te ngelen nje jave na Kakavi u fut mik Janullatos se ty ste pjerdhi njeri.

    Ik robqir keyeminsrer.

  10. Hello

    I am now selling a cracked version of CBT Web Scraper and Email Extractor Software

    I am selling it 90% cheaper. I will also crack all future updates for you if you need.

    It is the best software for lead generation, SEO backlinks outreach and general business contact details.

    Give me a shout if you need any other cracked software. In China, we no care about patents or copyright so no worry about any problems or reports.

    It is 100% safe and legit.

  11. Pata durimin ta lexoj deri në fund këtë paçavuren e fundit të bojaxhiut.
    Si gjithmonë lojra fjalësh e sofizma idioteske, pa asnjë argument llogjik e pa fakte, e me prepotencën e një njeriu që i është mbushur mëndja se ai është i gjithëdituri e gjithë të tjerët i fal “me zëmërgjërësi” që janë “të paditur”, pra injorantë.
    Sa bën dërr-dërr-dërr me llafe kot siç je bërë lolo në Kuvend medemek me “fjalimet” tënde mbi një orë, ti meqë i ditkërke të gjitha, përse nuk i ndihmon të paditurit duke paraqitur shkurt fakte , po flet kodra pas bregut duke i ardhur rrotull gjërave e duke mos thënë asgjë ?
    Ja ta zemë se nudizmin e ke me qejf meqë e konsideron veten piktor.
    Po pse o derëbardhë i bie rrotill me të folura për të mbuluar korrupsionin tënd me gjethe fiku e nuk ke kurajon të bësh ate që ta kërkojnë shumica e shqiptarëve.
    E para prano të bësh testin e drogës që të bindemi se nuk je qejfllli droge..
    Dhe e dyta jep dorheqjen kur këtë ta kërkojnë me ulurima me dhjetra e dhjetra mijëra shqiptarë .

  12. Cfare kerkoni me shume?! Grekomani edvin kristaqi, e deklaron se po zbaton premtimin e parardhesve te tij, grekomaneve kristaq kristaqi dhe odise grekomani, ate qe se bene dot keta bastarde, po e realizon pasardhesi i tyre, bastardi edvin kristaqi. Ky popull ka vuajtur dhe ka paguar shtrenjte, thikat mbas shpine, te kristaqeve dhe odiseve, qe shpallnin bashkimin me greqine, shpallnin “vorio epirin”, ne Korce e Vosporkopoj, me synim Elbasanin dhe Durresin (jo rastesisht sepse atje kishin jevgjito-llacifacet) por del nje birnene, nje birshqiptari, SALI BUTKA, qe e kalle ne flake nga fillimi ne fund, Voskopojen dhe grekomanet e Korces sebashku me flamurin e greqise dhe andatet me thike mbas shpine, kristaqe odisete. Shqiperia, eshte nxjerre ne pazar me perpara, por Shqiperise, nuk i mbarojne, AVNI RUSTEMET.
    SQARIM: Jevgu-llacifac, edvin kristaqi, po na habit me nje pretendim tjeter kur thote se; “kristaq kristaqi, ka kontribuar per shkollat shqipe”?! Minoritari grek, kristaq kristaqi, ka ardhur nga greqia, si refugjat para 150 vitesh, ne Shqiperi, eshte vendosur ne nje kamp nomadesh-jevgjish, prane kenetes se Durresit, c’pune ka patur ky jevgjit greko-llacifac, me gjuhen shqipe canem?!

  13. Ndryshimi midis marrveshjes se Berishes dhe ketij zullapit ku qendron !!!???? ky eshte thelbi po tha kete ai le ta bej si te doje por tani po na del qe nuk ka as grupin negociator se edhe ata po i ndryshon se i duhen Ky eshte MONSTER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *