• |
ide | kryesore

Numërohen 88% e votave në Malin e Zi, Gjukanoviç “në fije të perit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjukanoviç flet për Dritan Abazoviç: E vetmja gjë me vlerë te ai është prejardhja shqiptare



Numërohen 88% e kutive në Mal te Zi. Udhëheq me diferencë të ngushtë, prej 2% koalicioni i presidentit Milo Gjukanoviç kundrejt koalicionit ProSerb. 2 koalicionet shqiptare, deri më tani kanë nga 1 mandat secili.

Nëse vazhdon me këtë trend, qeverinë e re të Malit të Zi mund ta vendosë një shqiptar.
Edhe partia “E drejta në të bardhë” e Dritan Abazovic, ka fituar 4 mandate. Ai mund të prishë balancat dhe të vendose për koalicion me Gjukanovic apo Proserbet. Në deklaratat e tij në kohet e fundit Abazovic ka qenë kundër presidentit Gjukanovic.

Marko Milačić i koalicionit ProSerb shpalli fitoren pavarësisht se numërimi nuk ka mbaruar ende. Ai i bën thirrje qytetareve të festojnë nga shtëpia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *