• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Malin e Zi, partia Abazoviçit me 4.4% të mbështetjes popullore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nëse zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbaheshin javën e ardhshme, 29.1 për qind e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Evropiane të presidentit Jakov Milatoviç, sipas sondazhit të fundit të CEDEM.

24.1 për qind do të votonin për Partinë Demokratike të Socialistëve, 13.2 për qind për Frontin Demokratik, 11.1 për qind për Demokratët, 5.1 për qind për Partinë Boshnjake dhe 4.4 për qind për Lëvizjen Qytetare URA, e drejtuar nga kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviç, shkruan Vijesti.

Partia Socialdemokrate ka 2.2 për qind të mbështetjes, Partia Popullore Socialiste 2.1 për qind dhe Socialdemokratët 1.9 për qind, që është e njëjtë me Forumin Shqiptar. Partia për Drejtësi dhe Pajtim është 1.1 për qind.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *