• |
ide | kryesore

Pro-serbët po fitojnë Budvën, shqiptarët nuk marrin dot Gucinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Mal të Zi, përvec zgjedhjeve parlamentare u mbajtën këtë të diel edhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Në komunën e Budvës duket se ka fituar koalicioni pro-rus dhe pro-serb. Pas hapjes së 7 kutive të para nga 27 në total, koalicioni “Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi” – i udhëhequr nga Marko Bato Carevic ka marrë 48% të votave, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 15% të votave, ndërsa koalicioni rreth DPS është 15%. Në selinë zgjedhore “Për të Ardhmen e Budvës”, Careviç hapi shampanjë dhe shpalli fitoren.

Përpjekja e shqiptarëve që të fitojnë edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërkohë që shqiptarët nuk u renditën dot as të dytët. Në zgjedhjet lokale në Guci, lista zgjedhore e DPS fitoi më shumë vota, por asaj do t’i duhet të formojë një koalicion me partnerë më të vegjël. Sipas Vijesti, DPS mori 776 vota, Social Demokratët rreth 500, Koalicioni Shqiptar 469 dhe Partia Boshnjake 242 vota. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po fitojne proserbet se u mobilizuan masivisht ne votime prej thirrjes qe beri kryetari i osbe per Gjukanaviçin ne serbisht. Perfundimisht tirana zyrtare me rilindasit ne krye eshte amatore dhe teper e demshme per çeshtjet kombetare.

    1. Ti je vertet i semure nga trute.
      Tirana zyrtare duhet te nderhynte shume me perpara dhe jo ditet e fundit. Serbia dhe sidomos Kish serbe filloi fushaten atje qe muajj me pare.
      Kjo ishte nje gafe shume e madhe e forcave perendimore qe e kuptuan shume vone se sa e keqe ishte situata dhe vendosen te vepronin shume vone.

      Tani do lexojme dhe kerma si ky me siper qe thote qe serbet u mobilizuan se foli RAma .
      Serbet kishin mbi 6 muaj qe ishin mobilizuar ne bllok , qe kur ju hoqen pronat kishes orthodokse nga qeveria e malit te zi.

      Tani duhet ti behet zemra mal Bushatit dhe Shkurdhakut per fitoren e Serbve ne Mal te Zi.

      1. dakord me ty, tirana zyrtare duhej te kishte folur shume me heret. Duhet ta kishin kuptuar qe Serbia po nderhynte masivisht ne fushaten elektorale nepermjet kishes. Pasojat jan keto qe shohim, mundesi qe te fitoje lista serbe

  2. Tradhtar Ramavirus qe fut turinjt e ka fajin, me vonese apo pa vonese ky tradhtar i kombit te vet nuk mund te jete mik i nje kombi tjeter, pamvarsisht se ka Shqiptar apo jane treva Shqiptare.

    Nga nje vlleh nuk pres patriotizem. E pashe si e Shqyu Tiranen me informalitet dhe beton dhe gjithe Shqiperine duke e shitur apo djegur.

    Porco Rosso

      1. Politika e percarsit Ramavirus eshte XXX me gavete ushtrie qe ta haje posacerisht meqe e gatuan vete XXXXX.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *