• |
ide | kryesore

OSHEE lajmëron punime në Tiranë, disa zona ngelin 6 orë pa drita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



OSHEE me anë të një lajmërimi për mediat shprehet se për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave,  në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

Në njoftimin për mediat, OSHEE saktëson edhe zonat ku energjia do të stopohet nesër për 6 orë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave,  në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona nē Tiranē

Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *