• |
ide | kryesore

Meta e Rama bëhën bashkë për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë sot në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të ulur në krah të njëri-tjetrit, Meta dhe Rama janë përshëndetur me njëri-tjetrin, duke lënë pas debatet politike.

I pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. “Lufta e Vlorës ishte një fitore e madhe. Kjo ishte një ndër luftërat më të veçanta“, – u shpreh kryeministri Rama.

Lufta e Vlorës, 1920, është ngjarje historike e rëndësisë kombëtare, vendimtare për kohën mbi fatin ekzistencial të trojeve shqiptare. Shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj dhe e çliruan vendin vetëm me forcat e tyre, pa ndimë ushtarake me forca, armatim apo ushqim nga jashtë. Ndërkohë që mbështetja morale e popujve të tjerë ishte shumë frymëzuese.



5 Comments

  1. Brisi kuptoi dhe veproi. Po ti??????? LSI te pret, LDI te do, LSI eshte e nesermja. LSI eshte Shqiperi. Perpara per mireqenie, punesim dhe siguri.

  2. Sebepi behen bashke per luften, te dyve nuk i rruhet as per luften e as per historine.

    Rast i mire per te bere pazarin e radhes ose si do t’ja bejme me ato qe kemi kap Mono?

    Politika e XXXX.

  3. Shans i mire per t’i bere bllok (ne face-buke) Greqise …!!!
    Sapo u bene bashke u terhoq Greku nga marreveshja e bere per Detin (s’kemi bere akoma marreveshje tha)…!!!
    Keto jane turpi i Kombit Shqiptare (more fare, fare, pa asnje ndjenje Kombetare)…!!!
    Ai, qe kujton te renet, amanetin e tyre, lufton per t’a realizuar Ate…!!!
    Po, çfare kujtojne keto DITEZINJ, per çfare mblidhen atje, ke mund te perballojme NE perballe nje dallge lufte dhe jo lufte…!!!
    Shyqyr qe nuk bane ndonje stervitje ushtarake me “Flote Ushtarake” ne Det, se do behej NAMI…
    Fatkeqesi….

  4. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *