• |
ide | kryesore

Inter i bllokuar nga “të padëshiruarit”: financat nuk mjaftojnë për Kanté

-Instant, Sport



Ata që mund të sigurojnë arkëtime të nivelit të lartë, si Skriniar, Eriksen e Brozovic, nuk humbin rastin të deklarojnë se duan të qendrojnë gjatë tek Inter. Pastaj ka edhe lojtarë që ndodhen në një klub, që pavarësisht se sapo ka fituar Champions League, nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 12 milionë, si në rastin e Perisic e Bayern Mynih. Diferenca ëhstë e vogël, por është, sepse zikaltrit duan të paktën 15. Është edhe rasti i Nainggolan, që milanezët duan ta shesin, por që, për momentin, ka të hapur vetëm zgjidhjen për tu kthyer të vishet zikaltër, duke parë se deri tani kanë mbërritur oferta që nuk i kanë bindur drejtuesit, që nuk janë të gatshëm as të rinovojnë huazimin me Cagliari.

Me pak fjalë, tek Inter kanë nevojë të arkëtojnë. Ofertat bindëse, për momentin, janë vërtetë pak. Edhe për të tjerët e kthyer nga huazimet, si Dalbert e Joao Mario është në fuqi e njëjta gjë. Drejtuesit e Inter janë të bindur se mund të sistemojnë të paktën lojtarët që kanë një kuotim të mirë, edhe pse ata do të qendronin me dëshirë tek zikaltrit. Vetëm në këtë mënyrë, Inter mund të gjejë shifrën e duhur për Kanté, rreth 65 milionë, por për momentin është i bllokuar plotësisht nga të padëshiruarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *