• |
ide | kryesore

PD akuzon Bolinon se paguhet nga tenderat e Ramës, si qëndron e vërteta?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Karlo Bolino përfituesi direkt i parave publike me ndërhyrjen e Ramës ». Ky është pak a shumë refreni disa ditor i PD-së që në fillim e shtroi në formë pyetjeje, e më pas duke nxjerë edhe faturat e pagesave për botuesin nga kompania Web & Development Communication me pronar Igli Gjelishtin. Sipas denoncimit të opozitës, “Web & Development Communication”, ka marë një sërë tenderash shtetërorë nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI) dhe një pjesë të fitimeve nga ky biznes ia ka kaluar dy shoqërive të pronarëve të Report të TV, Karlo Bolino dhe Alba Malltezi. Ish deputeti Endri Hasa ka nxjerrë edhe fatuarat e pagesave që janë bërë dhe që tregojnë se gjatë periudhës shtator 2019 – mars 2020 dy kompanitë e çiftit Bollino – Malltezi kanë përfituar afro 1 miliardë lekë, nga përfituesi i tenderave shtetërorë, Igli Gjelishti.

Lexo me tej:

PD denoncon skemën/ Si e paguan Rama-Karlo Bolinon me paratë e shqiptarëve

Nuk ka dyshim se goditja e PD-së ndaj Bolinos është e ashpër dhe selektive. Këtë e vërteton si fakti se opozita nuk denoncon televizione më të mëdhenj kombëtarë që kanë përfituar në të gjitha regjimet . Këtë e dëshmon gjithashtu edhe fushata me meme denigruese qe vijne era racizem gjuhesor që u zhvillua ndaj botuesit (shiko poshtë).

Por, pavarësisht këtij selektiviteti problemi mbetet: a janë fituaar ndershmërisht ato para nga botuesi i Report TV?

Në denoncimin e PD hidhet vetëm dyshimi. Aty krijohet një lidhje logjike se ato para po i kalojnë një mediaje që i shërben pushtetit dhe që e arriti kulmin e saj me një sondazh që e nxorri Edi Ramën liderin botëror më të pëlqyer nga italianët. Por vetëm kaq. Nga sa ka denoncuar PD nuk shihet ndonjë provë konkrete që Bolino të ketë ndërhyrë në tendera dhe si pasojë e kësaj të jetë paguar nga Gjelishti. Pra në këtë kuptim gota e denoncimit të PD është gjysëm bosh.

Por ama edhe më bosh duket gota që servirin dy të akuzuarit nga PD-ja Bolino dhe Gjelishti. Lapsi.al nuk i kushtoi vend qëndror kësaj historie që ngërthen raportin e ndyrë të politikës me mediat, deri sa të dëgjonte edhe versionin e dy të akuzuarve nga opozita. Por pasi ata kanë folur, mund të thuhet pa frikë se nëse denoncimi i PD nuk është krejtësisht i mbështetur në prova, pra ai nuk vërteton trefikun politik të influencës së Bolinos për tenderat e fituara nga Gjelishti, dëshmitë e këtyre të dyve janë edhe më pak bindëse.

Fillimisht Igli Gjelishti, ka treguar se ka punuar më parë dhe se ka miqësi me Bolinon. Se ai i është gjendur në një hall shëndetësor, se njeri që po e akuzon ka abuzuar vetë me tendera pa garë kur në pushtet ishte PD. Të vetmin argument të dobët që ka dhënë është se e ka paguar Bolinon jo në dorë por me para të rregullta, duke i kaluar punë si nënkontraktor (lexoje të plotë këtu).

Edhe Karlo Bolino ka mbështetur pak a shumë të njëjtin version të fakteve. Pasi ka akuzuar PD-në që e përndjek prej 25 vjetësh, pasi ka ngritur problemin në princip për dhunë ndaj mediave të lira: ai ka pohuar, se Igli Gjelishti i ka kaluar një pjesë të punëve të tij për ti realizuar, për të cilat e ka paguar me faturat që përmend PD-ja:

Image

“Faturat për të cilat flitet, janë bërë nga televizioni im dhe nga dega e tij IT ndaj shoqërisë së një inxhinieri të respektuar IT, të cilin prej vitesh e kam pasur furnizues dhe klient publicitar, tani dhe mik, ortak në një shoqëri e mbyllur për mosprodhim fitimesh, dhe që në fund më kalon një pjesë të punëve të tij IT për të realizuar. Të ardhura plotësisht të ligshme, të deklaruara në tatime dhe për të cilat janë paguar TVSH dhe tatim fitimi. “Skandali” i pretenduar mbyllet këtu…” ka shkruar në përgjigjen e tij Bolino (lexoje të plotë këtu).

Ajo që të bën përshtypje është fakti se në gjithë tekstin e gjatë që ka shkruar pronari i Report TV, sqarimi i vetëm përmblidhet në 3 falë: Gjelishti “më kalon një pjesë të punëve të tij IT për të realizuar. Pyetja që nuk sqarohet nga dy përgjigjet që i jepen akuzave të PD-së është: Po pse një kompani siç e quan vetën pararojë në fushën e IT, që ka në rradhët e saj 25 profesionistë të zot, i kaloka punët dikujt që nuk ka të njëjtën ekspertizë në këtë lëmi? Për shoqëri? Si mirnjohje për sëmundjen e dikurshme? Apo për motive të ngjashme me ato që pretendon opozita?

Si përfundim mund të thuhet se shpërthimi i kësaj historie nuk është një nga ato që vërtetojnë tërësisht një skandal politico mediatik, por që padyshim hedh hije të forta mbi ndrshmërinë dhe profesionalizmin e mediave që mbajë anën e qeverisë.

©Lapsi.al



30 Comments

  1. Ore nuk keni ndonje koment per humbjen e gjyqit sy peshkaqenit por mereni me bolet e Bolinos!?
    Apo Andi Besniku i Partise pret direktivat nga doktor Shpella?

    1. Tamam, ka nje ceshtje shume here me te rendesishme e qe lidhet me nje krim shteteror qe lidh drejt per drejt te birin e ish kryeministrit e qe kan vdekur 26 vete e jan plagos mbi 70 te tjere e akoma skeni publikuar nje titull. Po merreni a ka marre apo ska marre lek bolinoja vk komplet

      1. Ka 7 vite qe po i nxjerr renjet PS me vjedhje pa kufij, ti po permend se ra akuza e Zenit. Nuk ka fare te beje, ishte Zeni qe kishte akuzuar gazetarin qe po abuzonte me emrin e tij..tani akoma Fajin e ka Saliu..Mbyllni gojen o gore..pisa bodrumesh te paguar

    2. Quhet pastrim parash nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Kompania qe fiton tenderat eshte mbulese. Ne menyre qe italo-shqiptari te kete parate “legalisht” ne llogarine e vet ne banke, perdoret nen-konktraktimi. Duhet te shikoni statuset ligjore te individit dhe bizneseve ne emer te tij dhe bashkejetueses, si kane qene ne fillim kur jane krijuar dhe si kane ndryshuar, sa i perket sherbimeve ne fushen e IT. Eshte anormale dhe atipike qe subjekte media te kryejne sherbime te nje natyre te ndryshme nga masmedia. Duket si qesharake nga ana e PD, por eshte nje rast tipik i nje skandali korruptiv.

  2. CarBolja ka ne Shqiperi nga 1991. Ato qe thote jane gjithmone ne sinkron me PS thua eshte anetar i kryesise saj. Si zor te jete kjo nje sakrifice falas e CarBoljes.

  3. E shoh me dyshim tendencën e këtij shkrimi për ta realtivizuar akuzën e PD ndaj gazetarit Bolino, duke bërë kundërakuzat për qëndrim “racist gjuhësor” e selektiv kundër tij, e duke akuzuar gjithashtu opozitën se pse nuk meret me “mediat e mëdha” që shfaqen hapur si pro qeveritare.
    Së pari si një emigrant ndjekës i mediave shqiptare, nuk më duket se ndaj Bolinos po bëhet ndonjë “luftë raciste gjuhësore”, siç shkruhet këtu.
    Ky gazetar italian, ka 25 vjet që jeton në Shqipëri e nëse nuk ka mësuar dot rregullat elementare gramatikore të shqipes, ky është një tregues i mungesës së inteligjencës së tij si njeri i letrave.
    Kam dëgjuar të huaj që nuk meren me gazetari e për një vit kanë arritur të mësojnë shqipen dhjetë herë më mirë se Bolino. Nuk e kuptoj pra se çfarë lidhje ka masakrimi i shqipes nga Bolino, me “racizmin gjuhësor” kundër tij.
    Nuk do të binte në sy përdorimi i shqipes së sakatuar nga ndonjë biznesmen apo tregtar ordiner italian, po Bolino është biznesmen i fjalës, i mediave në shqip.
    Së dyti, nuk më duket se është opozita që mban qëndrim “selektiv” ndaj këtij “bosi” italo-shqiptar të mediave, por është ai që në mënyrë fare flagrante e të hapur, në paraqitjet e tij “në mediat e mëdha” pro qeveritare, thirret vetëm si avokat mbrojtës i qeverisë.
    Ka edhe shumë gazetarë të majtë shqiptarë që në mënyrë “të pavarur” , kritikojnë bëmat korruptive të qeverisë Rama, pa haruar që ta njësojnë me qeverinë Berisha, ndërsa Bolino meazallah se e ndryshon objektivin e tij.
    Për Bolinën gjithshka bën Partia socialiste , është e bardha e gjithshka ka bërë e bën Partia demokratike është e zeza.

  4. Rama kerkon nga deputetet angazhim maksimal ne Facebook! Ta marte dreqi, a thua se nuk e di qe shumica e deputeteve tane shkollen e larte e kane me diploma fallco 27 vjet pas shkolles mesme.

  5. YMER GELBAZA VE NE DYSHIM ATESINE E ZAHOS,OSE KUJTIM GJUZI OSE BATON HAXHIU U FUT NDERMJET KEMBEVE TE LINDA RAMES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KOL SALLAKU CARLO BOLJA BOLINO DHE SKENDER KURVA MINXHOZI JA LEPIJN BY****N EDI RAMES DHE ORGANIZATES PER TE VJEDHUR TE GJITHE BASHKE

  6. Ne burg te shkojne bolino me gjithe gjelishtin dhe gjithe sojin e tyre rilindas. Te gjithe duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre!

  7. Po ju po tallni trapin me ne apo ca???
    E di e gjith Tirana per tenderat marramendese qe fiton Bolino.
    Une personalisht ka nja 2-3 vjet qe i dija keto gjera.
    Kto te PD ose jane komplet te pa afte, ose po luajne rolin…

    1. Është tjetër gjë që të “dishë” diçka me të nuhatur e krejtë tjetër që të mbështetesh në dokumenta e fakte.
      Është sulmuar opozita pas zgjedhjeve të masakruara të 2017-ës se nuk i kundërshtoi ato menjëherë me protesta duke e lidhur këtë edhe me shpifjen se Basha kishte rënë dakord që të bëhej bisht i Ramës..
      Ndërkaq opozita kishte grumbulluar fakte e kishte depozituar në prokurori ato akuza që më vonë shpërthyen me përgjimet në mediat më të mëdha të botës.
      Kur “drejtësia e reformuar” me në krye “prokuroren e përkohëshme” Arta Marku, në vend që të hetonte dosjet e përgjimeve me fakte skandaloze të abuzimeve me votat, filloi të merej me hetimin e prokurorëve që kishin nxjerrë “sekretet”, opozita kaloi në veprimin e pa preçedentë të largimit nga parlamenti e dorzimit të mandateve.
      Kjo është e dukëshmja në ngjarjet politike të tre viteve të fundit, e se çfarë përmban untergrundi i politikës ndërkombëtare majtiste soroiste, kjo është një histori që vështirë se mund të zbulohet.

  8. Artikull qe demonstron nivelin e ulet dhe njohurite e cekta rreth menyres se si funksionon demokracia, qe mendoj qe ka artikull-shkruesi. Mesa duket sipas tij, opozita duhet te tregoje fakte o per te gjithe, o per asnje ???, te jete njekohesisht prokurore, investiguese, gjykatese dhe avokate ???. A ka degjuar shkruesi per sistemin e drejtesise dhe per reformen e shumetrumbetuar te saj? E pra kjo reforme ka prodhuar nje “monster” qe u garanton paprekshmerine cdo klienti qeveritar.

  9. Karlos me i qi grun, nuk esht mjatushem. Duhet me i qi redaksin e kurvave te lajmebe dhe pidhmotrat qe komentojn ke portali ku promovon ene grun.

  10. Mafia dhe korrupsioni kanë shkuar në majë, tek kryeministri dhe djali i tij”: Berishëve iu “ngarkojnë” dhe vrasjen e Trebickës në SHBA,shpellkare te gjithe sulmojne bolinon pse nuk i pelqen salih karaxhic berishes,kjo eshte arsyeja

  11. Bollino beqiri e di mir gjuhen por do te bej interesantin kurva. Ti bushat cfar diskrimicimi sheh ndaj bollinos ? Behu dhe ti nenkontrakor i tij…., mer dhe lubonjen debilin. O bushat ….mjaft bere lojen e rames or parazit, boll se na cave karin

  12. Por, shumica prej tyre e kanë fshehur lajmin, duke mos e dhënë fare.

    Disa kanë vepruar në mënyrë edhe më të shëmtuar, duke dhënë vetëm reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili thotë se e ka fituar gjyqin në SHBA, kur në fakt e ka humbur.

    Të gjithë televizionet informative, News 24, Ora News, A2, ABC News, Euronews etj, me përjashtim të Report TV, nuk e kanë dhënë lajmin fare.

    As televizionet e tjera, duke nisur nga TV Klan e me radhë, me përjashtim të Top Channel.

    Gazetat dhe portalet, në shumicë e kanë fshehur lajmin, duke nisur nga “Panorama”, “Balkanëeb”, “Lapsi.al”, “Koha Jonë”, Gazeta Shqiptare” e të gjitha me radhë, me përjashtime të vogla, si “Shqiptarja.com”, apo gazeta “Dita”, që e kanë dhënë lajmin.

    Në fakt, nuk është se e mbrojnë dot Shkëlzenin, duke e fshehur lajmin, pasi ai tashmë është marrë vesh.

    Thjesht kështu tregojnë se nga kush kontrollohen.

    1. Shkelzeni ka fituar para, se per kete punon çdo njeri ne rruzullin tokesor. Por, ai nuk ka marre asnje lek, nga taksapaguesit shqiptar, ai ka punuar privat. Mjaft, shikoni dhe denonconi çfare po behet tani, se na e hengri maçoku djathin, na la pa gje.

  13. o popull ,zeni humbi gjyqin kunder gaxetarit te cilin e ka akuzuar per shpifje ,gjyq krejt tjeter nga ai me AEY etj etj.Pra ai mund te jete cte duash ,por ne kete rast thjeshte akyza e tij ,padia ndaj gaxetarit per shpifje eshte rrezuar nga gjykata …kaq

  14. Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

  15. Mënyra më flagrante idiote e propogandistëve të ripjelljes, kur ju dalin në shesh hajdutllëqet, është ose të bëjnë zhurmuesin në media, ose të komentojnë ngjarje të vjetra të trajtuara nga drejtësia për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë Rama..
    Shkrim këtu bën fjalë për Bolinon, një personazh që është bërë i neveritshëm me avokatinë që i bën kësaj qeverie, e në të njejtën kohë , zbulohet me aragumenta e fakte se kjo qeveri, në mënyre të paligjëshme e ka shpërblyer këtë sharllatan mediatik me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
    Përveç një ordineri si Tao Palla, as Rama e as servilët e tjerë të tij, nuk i përmendin më “Gerdecin” apo “21 janarin”, pasi nëse drejtësia po të rihetonte këto dy ngjarje, të akuzuar do të dilnin ata që dogjën flamurin e NATO-s kur Shqipëria me qeverinë Berisha u pranua në këtë institucion, apo që “gardistin e zjarrit” që shtiu kundër demostruesve në 21 janar, Rama e bëri shef të socialistëve e më vonë kryetar bashkie në Mat.
    Ec e gjeje se çfarë lidhje ka zbulimi i parave të shumta me të cilat Rama ndërsen Bolinot kundër opozitës, me një gjyq të birit të ish kryeministrit Berisha, i cili ka kërkuar që gazetarë shpifëse si Bolino të ndëshkohen.
    E bile fjala nuk është për gazetarët, por për një shkrimtar amerikan që ka shfrytëzuar fake news që shpërndajnë Bolinot në Shqipëri e gjetkë, për propoganda socialisto-komuniste.
    E ka thënë Mandela i Shqipërisë, shkrimtari e politikani i persekutuar nga komunistët Pjetër Arbnori, se këta nuk janë socialistë po specialistë të gënjeshtrave.

  16. Më katastrofike përshkruhet situata nga paraardhësi i Bashës, Sali Berisha. Por, në një kohë kur Berisha-Basha ankohen për krizë ekonomike, Sekretari i Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, ndan divident (fitim) të konsiderueshëm me kompaninë e tij ONYX, me nipt ‘L62130005H’, me të cilën ka marrë edhe para publike. Nga një dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, Sekretari i Organizativ i PD, në datën 1 korrik të 2020, ka ndarë rreth 60 mijë USD fitim. (Gjatë qeverisjes së PD-së Dollapi ka mbajtur poste si drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj).

    1. o minj mavi, ato pare korrupsioni qe kalojne ke xhepi boles se Ines (bollinos), jane parat tuaja o kara. Habitem ca qeniesh jeni qe kenaqeni kur ju futin doren ne xhep. Po ku e keni problem ju xhanem, ju ju qijne grate e se keni problem.

  17. SI GJITHMON BUSHATI SULMON PD.KY KLYSH I NJE FAMILJE TRADHETARE GJITHMON NE KRAH TE MONSTRAVE TURKE,SERBE KOMUNISTE ETJ.A NUK I SHKOI MBRAPA EDVINIT ME 21 JANAR PER TA BER RAMEN MBRET.E BERI JA KU E KE.POPULLI PO IKEN NGA AI SI NGA DREQI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *