• |
ide | kryesore

Hoti: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike, e kam folur edhe me Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik, pasi çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.

Hoti thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

”Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”– tha Hoti për Zërin e Amerikës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *