• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës: Në Bruskel do të dialogohet për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se të hënën në Bruksel do të takohen me palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti shkruan në Facebook se Kosova ka bekimin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për të zgjidhur këtë çështje me Serbinë.

Lexo më tej: Hoti dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim ekonomik në SHBA 

Sipas Hotit, do të ketë marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, dhe jo zgjidhje parciale. ©Lapsi.al 

Reagimi 

Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.



8 Comments

  1. Dulla koti,duke pranuar Minishengenin, ju bashkua listes se tradhetareve. Rama(si iniciator i Minishengenit), Thacit, si dhe titistit dhe politikanit me te korruptuar qe shqiptaria ka pasur ndonjehere, titistit Isa Mustafa. Grabitesit(bashke me Bukoshin) te 3%,djerses se emigranteve tane qe per shume vite ndan vullnetarisht 3% te rroges per te ndihmu Kosoven,dhe shume me shume se 3% gjate luftes per te ndihmuar UCK.

  2. Dulla koti, mos u gezo as ti, se ate marrebeshje qe nenshkruajte ,do ta cmontojme. Me ardhjen e Kurtit ne Kosove, dhe Biden ne Amerike, ajo marreveshje behet nul.

  3. Pra ajo e washingtonit ishte thjesht sa per ti bere qoken Trumpit per fushaten elektorale.
    Hajd se dhe pa gje nuk dolet. E moret njohjen e Izraelit , gje qe eshte shume e rendesishme.

  4. Mos fol me kaq eurofori,more zoti kryeminister i palegjitim,se keshtu the edhe kur u nise per ne Amerike,por dole si rruar dhe qethur,vetem te rrofte njohja,e Izraelit (edhe kjo e detyruar prej Amerikes),e cila do te shihet me vone se cfare do ju sjelle.Ti te pakten ,ndigjo se cfare u thote Vucici,serbeve te tij,dhe pret qe brenda 24 oreve,te ndrroje mendim 180 grade?????

  5. Abdulla me fjale shqipetaret kane shkuar ne hene e ne mars dhe jane kthyer mbrapsht, me vepra a ndonje gje te shkruar do firmosesh per njohje reciproke, apo vetem konçesione per serbine e ameriken firmos ti.

  6. Po ky Dulla a nuk tha po keshtu edhe per takimin ne Washington? Serbia do njohi Kosoven na tha. Do me na mbajt me gajret ky apo si e ka hallin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *