• |
ide | kryesore

Burgim i përjetshëm për ish-efektivin e forcave speciale greke që ekzekutoi Devi Kasmin

Lajme, Të fundit

Burgim i përjetshëm ka qënë vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për grekun Eftimio Eftimiu, të shpallur fajtor për vrasjen e Devi Kasmit në janar të vitit 2018.


Dënimi për ish-efektivin e forcave speciale greke ka përkuar me kërkesën e prokurorisë.


Për këtë ngjarje ishin nën akuzë grupi i strukturuar kriminal: me në krye ish-specialin grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Kasmin.

Për të bashkëpandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipajn, gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak se pretenca e prokurorisë.

Për Marjo Meshinin, i cili dyshohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën e atentatit, dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.

Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu