• |
ide | kryesore

ERTV vazhdon talljen cinike me djalin që e përdori për të pozuar me Ronaldon

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas denoncimit mediatik dhe zhurmës që bëri opozita se kryeministri, pasi e mori ne çarter për të takuar Kristiano Ronaldon, e harroi Alesio Cakonin (shihe ketu) , që humbi motrën dhe babain gjatë tërmetit të 26 nëntorit, propaganda e rilindjes është alarmuar.

Frenat e manipulimit i ka marrë në dorë kanali personal i Edi Rames, ERTV. Aty janë shfaqur deputetë, zv ministra, madje dhe psikologë, për të dëshmuar se shefi i tyre nuk i ka harruar, as Alesion dhe as Manjola Cakonin, ndryshe nga ç’ deklaronin me gojën e tyre ata vetë.

Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

Një nga pikat më pak të besueshme që po propagandon ERTV është edhe ajo se qeveria ka bërë gati një shtëpi që dy mbijetuarit e tërmetit do ta merrnin në dorëzim këto ditë.

“Në Dhjetor, qeveria shqiptare miratoi një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t’u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion. Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit” njoftoi ERTV, e cila publikoi edhe kontratën e dhurimit.

Pra, po ti besosh propagandës së rilindjes, Manjola dhe Alesio e dinin që do të hynin në shtëpi të re për punë ditësh dhe nuk patën durim por u ankuan publikisht (shihe ketu) .

Ndonëse apartamenti i tyre ishte gati Alesio doli e tha se ai nuk mund të jetonte më me foton e Ronaldos dhe Manjola se kryeministri nuk i mbajti premtimet, madje edhe se e kishte kërcënuar pasi foli publikisht.

Një histori e tillë është zor të besohet.

Më logjike është të mendosh se vetëm pasi skandali plasi në publik, rilindja është kujtuar ti rregullojë me shpejtësi gjysmës se mbetur gjalle të familjes Cakoni një banesë. Sepse për kryeministrin ishte shumë diskreditues fakti që shpenzoi për propagandë mbi 10 mijë euro shërbime çarter për të siguruar një foto të fëmijëve të mbijetuar me Ronaldon, por kur koha e propagandës mbaroi, ai e la vetëm me 100 euro pension familjen në hall. Prandaj ai tani ka rifutur në punë ERTV, për të shplarë cinizmin dhe harresën 9 mujore.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Ike rene ne koket o -Bushati- kjo eshte rilindja qe eshte kthyer ne -rivdekje-te mos e themi -ripjerdhje -Tani si e lane -te c’mallosej vetem me fotografine e Ronaldos ,kur beri buje vidioja e nenes tij dhe e vete Alesios qe i kishin lene ne harrese ,do s’do -ERTV-ja do e mbuloje m.tin me shurre,sic doli dhe vete njeriu me te meta mendore qe ja qeverija nuk e ka harruar .

  2. Propagandë dhe vetëm propagandë.Cinikë dhe të këqinj si prindërit e tyre bënë për 45 vjet.Mjerë ata njerëz që i besojnë akoma.

  3. OR YMER KY EDI RAMA ,KETE GREGUN E KA VELLA APO DJALE-MOS E OFENDO FATOS LUBONJEN PO IK DHE PUBLIKOJE DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES PRAP thotë:

    EDI RAMA TALLI TRAPIN ME KRISTAQ RAMEN DHE E AKUZOJ SE PO JA PALLON GRUAN SE GJOJA EDI RAMA E KA BIBILUSHIN E VOGEL DHE NGA KOKAINA E TEPRUAR NUK ESHTE NE GJENDJE TE BEJ FEMIJE DHE NUK PO E PERDOR NJE FAMILJE TE VUAJTUR DHE TE PERBUZUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA

  4. YMER GELBAZA DUHET TE GJOBITET PER PRISHJE PANORAME TE QYTETIT ME SURRAT TE SHEMTUAR thotë:

    MERO GELBAZA KELLIRA IK SE PO TE PRET BLEDI MANE DHE ELVIS ROSHI LAKURIQ

  5. Edi Rama perdor militantet e vet, ju hedh nga nje kocke, se vete ka vene miliardat…Militantet them, ai the persona me te larte se militantet ia u fut mbas kraheve…Kur do mesoj ky popull te shikoje punet e veta…

    1. Se ka dhe burra qe iu a kane lene grate tia u marrin ne goje te tjereve,per tu bere me x6 dhe duplex ne qender…Kjo eshte njera pari, paria tjeter e Tiranes, le te themi, jane juristet qe njihen si i kane vene parate…

  6. Po pse more i bini kaq shumë në qafë kryeministrit dymetrosh ?
    Atij i digjet shçirti për popullin njëlloj si Enveri e është dashuria e madhe që ka për te, që nuk përmbahet e ka 20 vjet në politikë që veç premton e premton mrekullira.
    E ku ti mbaj mend i gjori gjithë ato premtime që bëri për tu bërë kryeministër e për të mbajtur ate karrige 8 vjet ?
    Mandej se mos i ka në dorë ai të gjitha që të realizojë premtimet.
    Premtoi 300 mijë vende pune e kur deshte ti fuste shqiptarët në punë, ata ja mbathën e ikën duke kërkuar azil në BE.
    Premtoi që të shkulte kanabisin në Lazarat e lazaratasit me urdhër të Saliut u shpërndanë në gjithë Shqipërinë duke e gjelbëruar me fidanet e kanabisit.
    Premtoi që të zhdukte krimin e korrupsionin, erdhi Luli në krye të opozitës dhe i mbushi gjitjë institucionet e shtetit me njerëz me rekorde kriminale.
    Premtoi që të reformojë drejtësinë, e na doli Iliri që shkatëroi të gjitha Gjykatat e prokuroritë dhe emroi Dvoranin që ti mbushë me komunistë.
    Premtoi që të anulonte të gjitha konçesionet korruptive të qeverisë së Saliut, e i dolën ca oligrkë që ja prishën mendjen dhe e mashtruan me ndërhyrjen e opozitës.
    Premtoi të ngrinte pagat e pensionet e na dalin ca gjykata ndërkombëtare e i japin para Becchettit e ca pronarëve të pangopur që kërkojnë pronat e tyre.
    Ju lut e ju përgjërua shqiptarëve që të mos dëgjojnë shpifjet e SHQUP-it, por të dëgjojnë vetëm televizionin e tij ERTV që thotë vetëm të vërtetat, e ata meazallah se e besojnë

  7. Berisha nuk e ka dashur kurrë Azemin dhe e kundërta. Por Berisha në periudha të caktuara është munduar dhe e ka përdorur Hajdarin që në afrimin e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit dhe themelimin e PD-së dhe më pas uzurpimin e saj dhe të PD-së. E ka hedhur poshtë kur nuk i është dashur më. E ka poshtëruar duke i hequr imunitetin. Nuk i ka dhënë asnjëherë ndonjë post që Azemi e dëshironte shumë. Me të gjitha këto zullume që rëndonin mbi Hajdarin, Berisha e dinte që një ditë hakmarrja e Azemit do binte mbi të.

    Fakt është se para vrasjes së Azemit autoriteti i Berishës në PD ishte në nivele të ulta dhe ai i Hajdarit po rritej dita-ditës, falë manovrave të tij dhe heroizmave të rreme. Berisha e kuptonte që Hajdari ishte rreziku më i madh për postin e tij në PD, sepse ata të dy vinin nga e njëjta dorë apo derë: ajo e Ramiz Alisë dhe Sigurimit.

  8. Në vitin më të vështirë financiar për Shqipërinë, por dhe për të gjithë botën, këta shtuan të ardhurat, kompanitë e kunetërve e kështu e radhë; këta shtuan vilat në vitin që shqiptarët humbën shëpitë. Prej pandemisë ekonomia është shtrënguar dhe prej tërmetit janë dëmtuar shtëpitë.

    Alternativa përballë Edi Ramës është dikush që shtoi 4 vila gjatë kohës së tërmetit dhe që në të gjitha bizneset e veta lulëzoi gjatë kohës së pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *