• |
ide | kryesore

Zjarre apokaliptike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhjetëra të zhdukur

Lajme, Planet



Qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, pas vatrave të zjarrit që mbeten ende aktive në shumë vend. Dhjetëra persona në Oregon janë shpallur të zhdukur dhe janë evakuar mbi 500 mijë persona. Guvernatorja, Kate Broën, iu lut qytetarëve që të qëndrojnë larg zonave të përfshira nga flakët, pavarësisht raportimeve se shumë prej banesave të braktisura kanë rënë pre e grabitjeve.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave do të jetë i lartë, ndërsa flasin për mijëra banesa të shkrumbuara. Deri më tani, 4 viktima janë konfirmuar në Oregon dhe 11 në shtete të tjera. Të përhapura nga erërat e ngrohta e të thata, dhjetëra vatra po digjen përreth Kalifornisë së Jugut dhe Uashingtonit. Në rang kombëtar, zjarret djegin mbi 400 hektarë tokë çdo 30 sekonda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *