• |
ide | kryesore

Plas keq: “Majmun, bir bushtre”/ Neymar ofendohet në ndeshjen kundër Marseille që përfundoi me grushta

-Instant, Arkiva, Kryesore, Sport



Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka ngritur akuza të rënda për fyerje raciste pas derbit francez mes PSG dhe Marseille. Ndeshja e futbollit që gjithmonë i nxeh keq gjakrat mes dy skuadrave dhe tifozerive rivale, nuk ka bërë përjashtim edhe këtë javë. Ajo përfundoi me plot 14 kartona të verdhë dhe me pesë të kuq. Njëri prej tyre që u përjashtua nga loja qe dhe ylli i parizianëve Neymar, pasi goditi me grusht pas koke mbrojtësin e Marseille, Alvaro Gonzalez. Më pas neymar pretendoi se mbrojtësi i Marseille e kishte ofenduar.

Paris Saint-Germain humbi 1:0 kundër Marseille, por ndeshja u prish nga skenat e shëmtuara në fund të takimit.

Rrugës duke dalë jashtë fushës, sulmuesi brazilian e akuzoi mbrojtësin spanjoll për racizëm. Neymari mendon se veprimet e tij ishin të arsyeshme dhe nuk u përmbajt as pas ndeshjes, në një reagim në rrjetet sociale.
“VAR-i e pa sulmin tim shumë lehtë. Tani dua ta shoh duke i nxjerr pamjet e këtij racisti duke më quajtur mua ‘majmun i biri i bushtrës’. Këtë dua ta shoh”, shkroi Neymar në Tëitter. “Unë përjashtohem nga loja për një shpullë. Po ata? Ç’do ndodhë tani, shtoi ai.

Ndërsa mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez, ka zgjedhur rrjetet sociale për ta mbrojtur veten, pasi u akuzua për racizëm nga ylli i Paris Saint-Germain, Neymar. “Nuk ka vend për racizëm. Kam karrierë të pastër me shumë bashkëlojtarë dhe miq ditë për ditë. Nganjëherë duhet të mësosh si të humbasësh dhe ta pranosh disfatën në fushë. Tri pikë të mëdha sot, Forca I’OM, faleminderit familje”, shkroi Gonzalez në Twitter.

Image

Neymar “më tha se ishte një fyerje raciste, por unë nuk e dëgjova atë në fushë”, tha pas ndeshjes trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel i Gjermanisë në një konferencë për shtyp. Homologu i tij i Marsejës, Portugezi André Villas-Boas, reagoi pak më ndryshe: “Neymar ishte pak i mërzitur, shpresoj se nuk kemi asgjë me të. Shpresoj se kjo nuk do ta dëmtojë fitoren tonë. Nuk ka vend për racizëm në futboll (…) Shpresoj se nuk ishte kështu”.

Lexo me tej:

Derbi PSG- Marseille nxeh dy trajnerët. Tuchel përplaset me Villas Boas
Por megjithatë neymar nuk ndalet. Pasi lexoi përgjigjet e mbrojtësit spanjoll të Marseille ai reagoi sërisht kundër tij: “Ju nuk jeni njeri që e pranoni gabimin tuaj, humbja është pjesë e sportit. Por të fyejmë dhe ta sjellim racizmin në jetën tonë, jo, nuk jam dakord. Unë nuk ju respektoj! NUK KENI KARAKTER! Ki guximin të pranosh atë që thoni plak … bëhuni NJERI, RACIST. ”

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Kur ne kor shahen Verrati, Di Maria, Draksler, Pique, Griezman, Suares mjafton nje karton i verdhe edhe Kaq.
    Kur shahen pastaj Balotelet, Neymaret e zeshkanet behet nami!
    Ky eshte ne realitet racizmi ndaj rraces se bardhe, nje nga tiparet tipike te politikes sorosiane nen petkun e barazise rracore qe ne realitet ka sjelle pa barazine rracore ne kurriz te te bardheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *