• |
ide | kryesore

Vrau ish-kunatën në Bathore, shpërthejnë komentuesit

Lajme, Të fundit



Agron Tanushi është personi në foto, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës, Jetmira Hasani. Dyshimet e para për ngjarjen e ndodhur në Bathore janë se Hasani ishte duke bërë gati plaçkat për t’u larguar nga banesa në momentin që kreu vrasjen.

Ai është larguar menjëherë nga shtëpia pas vrasjes, ndërsa policia e ka shpallur atë në kërkim.

Në adresën e Facebook të vrasësit, në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe qytetarë të ndryshëm.

“O plehrë, ti do varur me kokë përpjetë. Ishalla vdes në burg o kafshë, o copë m…Të uroj me gjithë shpirt vdekje të dhimbshme”, shkruan një komentuese.

“O qen bir qeni ti duhesh rrjepur i gjallë!! Mos gëzofsh asgjë në këtë jetë e as në tjetrën!! I lënc shkretë gruan dhe fëmijët sic i le!!! Kriminel i pështirë!!!”, komenton një tjetër grua.

“Racë kriminelësh!! Kriminelë që vrisni femrat e familjes!! Pthu!!!”, thuhet në tjetër koment.

“E frikshme si justifikoni vrasjen me shprehjen s’dini asgjë! Përzëre nga shtëpia, ndaje nga vëllai, bëj çfarë të duash, po pse e vret? Ça fitove tani? Le një fëmijë të vogël rrugëve që ai të rritet vetëm se babai i tij vrau kunatën, në vend se ta përzinte nga shtëpia”, shton komentuesi.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *