• |
ide | kryesore

Erdogan thumbon Makronin: “Franca udhëhiqet nga një i paaftë”

Lajme, Planet



“Franca po drejtohet nga një i paaftë” ka qënë komenti i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për homologun e tij francez. Erdogan dhe Macron kanë shkëmbyer fyerje, gjatë muajve të kaluar, pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe Lindja e Mesme deri në mosmarrëveshjen detare mes Turqisë me Greqinë. Javën e kaluar, Macron e zemëroi Ankaranë kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se vendi “meritonte diçka tjetër”.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan kur Franca dërgoi disa anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke, muajin e kaluar. Në këtë zonë, Turqia ka dërguar anijet e saj për të kërkuar naftë dhe gaz. Gjatë një komunikimi për mediat, Erdogan akuzoi BE-në se ka patur qëllime të këqija ndaj Turqisë prej shumë kohësh. Javën e ardhshme  Bashkimi Europian do të diskutojë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *