• |
ide | kryesore

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Nga 117 persona të akuzuar për krime lufte, 62 kanë prejardhje shqiptare

Lajme, Të fundit



Ndonëse kanë kaluar 21 vjet pas luftës, drejtësia ende nuk ka arritur që të japë një përgjigje në lidhje me krimet e luftës në Kosovë. Për 13 mijë personat e vrarë, 1600 të zhdukurit dhe dëmet e mëdha materiale, janë akuzuar 117 persona nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-it. Pavarësisht se në të gjitha raportet ndërkombëtare e vendore, Serbia paraqitet si agresore ndaj Kosovës, gjykimet penale ndaj shqiptarëve kanë qenë më evidente se sa ndaj serbëve.

Nga 117 të akuzuar, 62 prej tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar, 49 nacionalitetit serb, pesë malazezë dhe vetëm një i komitetit rom. Vonesat në trajtimin e këtyre rasteve kanë ndikuar që shumë të dyshuar të luftës të largohen nga Kosova. Shumë dëshmitarë të këtij gjenocidi nuk jetojnë më, ndërsa shumica e mbetur kanë një kujtesë që po zbehet. Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë kostoja financiare e dëmtimeve, të para dhe pas luftës të shkaktuara nga Serbia, është më shumë se 22 miliardë lekë.

Nga 1200 raste, misioni i EULEX-it deri në korrik të vitit 2013 ka mbyllur 300 raste, nën pretendimin se ka pasur mungesë të provave. Pas vitit 2018, kur kompetencat i  kaluan Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe gjyqtarëve vendore, EULEX-i ka pasur vetëm kompetenca monitoruese. Nga 2016 deri në qershor 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur 14 aktakuza për krime lufte. Nga këto aktakuza, ky institucion ka arritur që vetëm një nga to, ta përfundojë me aktgjykim dënues të formës së prerë, që i takon etnisë shqiptare. IKD ka trajtuar masakrat më të mëdha të Kosovës, duke theksuar se për këto ngjarje makabre, drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj. Madje, në vetëm dy prej këtyre masakrave ka të akuzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *