• |
ide | kryesore

Mbyllet takimi në Bruksel, palët ndajnë qëndrime të kundërta për pretendimet financiare

Lajme, Të fundit



Në përfundim të bisedimeve mes delegacioneve në Bruksel, Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni tha se palët kanë mbajtur qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare.

“Ne shohim që çështjet e pretendimeve financiare dhe të pronës duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare me praktikat e suksesionit që kanë ndodhur mes entiteteve të ish-Jugosllavisë, tash shtete te pavaruara. Ky është qëndrimi i Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm, edhe këtu Kosova ka qëndrim parimor që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare. Te borxhi i jashtëm ne do të insistojmë të aplikohet parimi i përfituesit të fundit”, tha Hyseni.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes në Bruksel, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar vështirësinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *