• |
ide | kryesore

Burg me afat 40 ditor për një nga të arrestuarit gjatë operacionit “Los Blancos”

Lajme, Të fundit



Caktohet masa e sigurisë me arrest në burg me afat 40 ditor për Gentian Manajn, e arrestuar në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”.

Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Prokuroria e Firences shkatërroi kartelin shqiptar të drogës, e cila firmosi 30 urdhra arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve.

5 shqiptarë ranë në pranga në vendin tonë gjatë operacionit, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie. Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *