• |
ide | kryesore

Siri/ Rusët krijojnë tensione, amerikanët shtojnë forcat ushtarake

Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara kanëvendosur të shtojnë prezencën ushtarake në Siri. Kjo pasi disa forca ushtarake ruse kanë krijuar tensione në vend.

Incidentet në mes të forcave amerikane dhe ruse që kontrollojnë këtë zonë janë përshkallëzuar përgjatë këtij viti.

Kapiteni i ushtrisë amerikane Bill Urban, tha se ky vendim do të sigurojë stabilitet të forcave të koalicionit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me askënd në Siri, por do të mbrojmë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban.

BBC raporton se trupat dhe automjetet ushtarake janë dërguar për të ndaluar forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë, ku zhvillohet koalicioni mes SHBA-së dhe kurdëve.

Incidentet mes forcave ruse dhe amerikane në Siri janë shtuar në javët e fundit. Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane që ishin duke vepruar në mbështetje të aleancës së udhëhequr nga kurdët. Por, disa muaj më vonë, Trump vendosi të mbajë edhe disa qindra trupa në këtë vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *