• |
ide | kryesore

VIDEO/ Re pluhuri në Durrës, IKMT vendos 88 kg tritol për të shembur 12-katëshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12-katëshe në Durrës. Duke përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brendshme të godinës.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë betonarme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shembej me mënyrat e zakonshme.

Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12-katesh, i cili ka qenë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shembur mbi 100 objekte të lartë pas tërmetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *