• |
ide | kryesore

Rama organizon mbledhjen e tretë me drejtuesit politikë të PS në qarqe për organizimin e fushatës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme rreth orës 16:00 në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.

Brenda 10 ditëve kjo është mbledhja e 3-të që Rama organizon me drejtuesit politikë. Takimi po mbahet në kuadër të organizimit të zgjedhjeve. Rama do të japë porosi në këtë takim kryesisht në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve.

Dy mbledhjet e para u organizuan më 9 shtator dhe 14 shtator.

Në atë të dytën u evidentua se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë.

Rama e ka bërë të qartë në PS se kërkon 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.



3 Comments

  1. Krahasimi behet me zgjedhjet e vitit 2019. Ne ato zgjedhje votuan afro 15% e votuesve ne lista dhe duke qene se ne lista ka pak me shume se tre milion votues, i bie te kene votuar rreth 450 mije votues. Nga keto po themi 50 mije vota ishin te pavlefshme ose kunder rilindjes, i bie qe Rilindja te kete marre rreth 400 mije vota. Pra i bie qe rilindja te marre rreth 40 mandate. Nuk i plasi kujt per rilindjen, por problemi eshte se do dale nje maxhorance e frikshme me 100 mandate dhe ne vend qe t’i shpetojme breshrit, vazhdojme e lagemi ne shi.

  2. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

  3. Ky gjithmone ecen shtremet. Me pat thone dikush qe ky osht rrexu nji her nga uturaku dhe pastaj e boni rruge. Kete rradhe ka per te ra ne grope te hales, nga ustallaret matane detit, jo nga opozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *