• |
ide | kryesore

Rama piketon fajtorët e dështimit të qeverisë së tij, do shkarkohen disa drejtorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sic ka bërë gjithmonë  edhe kësaj radhe kryeministri Rama do të bëjë ca ‘koka turku’, ca drejtues institucionesh që nuk kanë performancë dhe s’kanë ofruar shërbimet e duhura për qytetarët. Dështimin e qeverisë së tij do e shkarkojë gjetkë sic di ai të bëjë. Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe, Rama u ka kërkuar zëvendësimin e atyre drejtorëve që s’kanë performancë të mirë. Kryeministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve. Mbledhja me drejtuesit politikë ishte e dyta sot në selinë rozë pas mbledhjes gjatë paradites me grupin parlamentar. Sërish në fokus janë zgjedhjet e vitit 2021 dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.


©LAPSI.al


7 Comments

  1. Tamam si i ati i tij shpirtëror.I gjeti armiqtë e partisë dhe sabotatorët e ekonomisë dhe shtetit.Është sjellje e diktatorëve ska si të jetë ndryshe.

  2. Nuk do te tolerohet me arroganca me qytetaret-i thote KM drejtoreve.
    Po o je ti arrogant me gjithe qytetaret e katunaret o nuk eshte kush o mushk.

    Hajde se kete radhe vetem kollodokun do maresh, se timon, marsh e tepsi i kishe dhe e kenaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu