• |
ide | kryesore

Pandemia, Danimarka i dhuron Shqipërisë 30 ventilatorë

-Instant, Arkiva, Lajme



Danimarka i ka dhuruar Shqipërisë 30 ventilatorë për pacientët e prekur me COVID-19 që po luftojnë me jetën.

Rene Dinesen, Ambasadori i Danimarkës në Vjenë ka dhënë këtë lajm të mirë përmes një postimi në Twitter.

“30 ventilatorë që janë shumë të nevojshëm për pacientët me COVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri që nga Danimarka. Qeveria daneze ka kënaqësinë të ndihmojë kështu miqtë dhe aleatët tanë”, tha Dinesen.

Në muajin prill, kur pandemia po regjistronte shifra alarmante në shumë vende të botës, qeveria shqiptare i bëri një kërkesë zyrtare NATO-s për 300 ventilatorë, 500 shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Shqipëria prej muajsh po përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, ndërsa në shumë vende të botës shifrat kanë rënë ndjeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *