• |
ide | kryesore

Renditja/ Liverpool ka organikën më të pasur në Europa: Inter lë pas Juventus

-Instant, F1, Sport



Portali gjerman Transfermarkt ka ndërtuar një klasifikim të klubeve me organikën më të pasur në Europë. Një renditje në të cilën komandon Liverpool, me një vlerë kompleksive prej 987,7 milionë stërlina, e barazvlefshme me rreth një miliard euro. Pas Reds pozicionohet menjëherë Manchester City në vendine dytë, e Barcellona në të tretin, një podium që konfirmon dominimin financiar të klubeve angleze e spanjolle.

Në top ten figurojnë pesë klube të Premier League e tre të Liga, me Real Madrid në vendin e pestë. Bayern Mynih, kampion Europe në fuqi mban vetëm vendin e gjashtë, me një organikë që kalon me fare pak 800 milionë euro.

Për të gjetur një skuadër italiane duhet zbritur deri në vendin e 10 dhe është Inter, që me 717 milionë euro ka lënë pas Juventus në kuotën 647. Në vendin e 15 është Napoli, organika e të cilit vlen 577 milionë, ndërsa edhe më prapa është Milan, i 19, me një organikë prej 417 milionë në total.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *